Vokrri nderohet në ndeshjen që e priste me padurim


Podujevë, 6 gusht. Si çdo vit, KF Llapi organizoi ndeshjen mes veteranëve të Llapit dhe atyre të Diasporës, e cila përfundoj 5-2 në të mirë të veteranëve të Llapit.
Po vazhdojnë nderimet dhe kujtimi në mënyra të ndryshme për legjendën e futbollit dhe ish presidentin e FFK-së, Fadil Vokrri.

Një kujtim i veçantë me një koregrafi ju bë edhe sot, ku në stadiumin “Zahir Pajaziti” veteranët e Llapit dhe të ata të Diasporës zhvilluan një ndeshje futbolli duke nderuar kështu njeriun që aq shumë i dha vendlindjes Llapit, Kosovës dhe më gjerë, duke u shndërruar në legjendë dhe duke i krijuar vetes përjetësi.
Në këtë ballafaqim përkujtimor ishin të pranishëm familja e tij, djali Gramozi, vëllai Adili dhe axhallarët Selatini e Muhameti, kryetari i FC”Llapi”, Nexhat Dumnica si dhe shumë qytetarë nga Llapi e më gjerë,raporton Gazetasheshi
Me këtë rast presidenti i FFK-së, Agim Ademi para të pranishmëve duke falënderuar organizatorëtb për këtë ndeshje përkujtimore theksoi: “Figura më markante e futbollit të Kosovës, po vazhdon të nderohet gjithandej kah ka shqiptarë dhe jo vetëm, duke dëshmuar kështu respektin e madh për njeriun e madh. E veçanta e këtij turneu është mungesa Fadil Vokrrit, i cili e ka përkrahur dhe e ka pritur me padurim çdo vit dhe ka qenë prezent për të takuar bashkatdhetarët dhe bashkëlojtarët e tij të dikurshëm. Jam i vetëdijshëm që na presin sfida të mëdha por po ashtu unë dhe KE jemi të vendosur që ta vazhdojmë rrugën dhe vizionin e tij për zhvillimin e futbollit. Për këtë do të punojmë fortë dhe me përkushtimin më të madh dhe ky do të ishte nderimi më i madh që do t’i bëhet atij”.
Nesër më 6 gusht veteranët e Llapit dhe të Diasporës në orën 18.00 do të bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Vokrri.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: