Perandoria Osmane na shpetoi dikur, sikurse NATO ne vitin 1999
Kur erdhën turqit në Kosovë shqiptarët nuk ishin zot shtëpie. Besoj se kjo nuk do shumë mana. Ishim mysafir në shtëpinë tonë. Zot shpije ishin Car Llazari, më herët Car Dushani apo despotë të tjerë…
Erdhi Turku më 1389 dhe njësoj si NATO më 1999, i shtypi kokën zullumçarit serb dhe ua mundësoi frymëmarrjen shqiptarëve, të cilët braktisën të këqijat shekullore serbe dhe u bënë muslimanë në shumicën e tyre absolute, u bënë aksionar në shtetin e ri e të madh. Dolën nga terri i shekujve, zunë të njohin shtrirjen e tyre gjeografike, formuan njësi administrative deri edhe vilajete me emrin e përbashkët Arnautlluk, Arnautistan ose shqip Shqipëri. E sunduan veten dhe u vetadminstruan, pasiqë të gjithë prijësit e sanxhaqeve me radhë të gjithë ishin vendas (shqiptarë).
Poashtu morën pjesë në strukturat më të larta të fuqisë më të madhe të kohës, bënë inkursione spektakolare dhe të lavdishme nëpër Afrikë, Azi, Evropë… Shqiptarët në Perandori njohën përparime të jashtëzakonshme. Figura si Ali Pashë Tepelena, Bushatlijtë e Shkodrës, Mahmutbegollët e Pejës e të tjerë janë në fundamentet e kriejsave shtetërore që kanë shqiptarët sot. Në krahasim me bushatlinjtë e me tepelenasin, Skënderbegu është një figure shumë minore. Le të kujtojmë se edhe kalanë e “tij” ia ka ndërtuar Enver Hoxha 500 vjet pas vdekjes së tij. Zaten Skenderbegu më shumë se gjithçka është një personazh përrallash romantike e komuniste. Tash atij i jipet dimension i një fiskulturisti religjioz, me çka ai zhveshet tërësisht dhe përfundimisht nga atribute kombëtare shqiptare që i mvisheshin një kohë dhe bëhet prone e një mahalle të vogël në katundin e vogël me emrin Stubull… Po kjo funksionarja e Vatikanit me shërbim në Kalkuta të Indisë? Këtë duan të na e bëjnë pjesë të identitetit arnaut? Jok, vallah !
[Salih Kabashi – historian]
Përgjigjja për historianin Efendi Salih Kabashi
Është e vërtetë (para vitit 1389) që në një pjesë të tokave shqiptare zot shtëpie ishin princat serb, të cilët ishin dobësuar dukshëm nga luftërat e brendshme (luftërat e përgjakshme ndërmjet princave serb për ta larguar nga froni Kraleviq Markun, të birin e Vukashinit), i cili pastaj e kishte ftuar Sulltanin ti vinte në ndihmë për të ardhur në pushtet, (shih beteja e Kosovës 1389) dhe për ti shtypur kryengritjet shqiptare.
Krahasimi i betejës së Kosovës 1389 dhe ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë në vitin 1999 është tendencioz. Në vitin 1389, turqit kishin marrë ftesë nga Kraleviq Marku për ti ardhur në ndihmë në betejat e tij kundër serbëve dhe kryengritësve shqiptarë. Kurse në vitin 1999 opozita serbe nuk e ftoj NATO-n ta ndihmonte atë në marrjen e pushtetit në Serbi dhe mbrojtjen e shqiptarëve në Kosovë, nga zhdukja e sigurt, por ishin shqiptarët që e ftuan dhe e pranuan NATO-n që ti mbronte nga zhdukja sllave. Për rrjedhojë, pas vitit 1389, ushtarët turq të ndihmuar nga jeniçerët serb, vranë, ripushtuan dhe masakruan shqiptarët duke e thyer rezistencën dhe pushtuar kështjellat shqiptare njërën pas tjetrës. Pas pushtimit, për shqiptarët diktuan taksa të diferencuara (taksa e xhizjes), diktuan peng marrjen, rekrutuan rininë shqiptare dhe ata që mbijetuan nga vrasjet e internimet me dhunë ua ndërruan fenë. Kurse serbët, gjatë gjithë sundimit osman, kishin autonomi të zgjeruar, me të drejtën e përdorimit të gjuhës së tyre, me të drejtën e pacenuar të besimit dhe shkollimit në gjuhën e tyre…
Por, NATO-ja nuk e detyroj askënd nga shqiptarët e besimit islam ta ndërrojnë fenë. As ty, efendi Sali Kabashi, askush nuk të ka kushtëzuar lirinë me ndërrim feje!
Asnjë vullnetar turk nuk erdhi nga Turqia “mike” ta ndihmonte popullin shqiptar të lirohej nga zgjedha serbe. Na ndihmuan kaurët. Asnjë turk me prejardhje shqiptare (që Turqia ua ka dhënë të drejtën e shkollimit në gjuhën shqipe ashtu siç ua kishte dhënë dikur të parëve të tyre në perandorinë osmane) nuk i erdhi në ndihmë popullit të paraardhësve të tyre shqiptar. Pati tendenca që në luftën e vitit 1999, të vinin muxhahidinë nga vendet turke e arabe dhe të luftonin për Allahun e tyre, duke menduar se ende gjendët në Arnautistanin e sulltanit. Po të ishe ti vezir, efendi Salih Kabashi, dhe sulltan të ishte Erdogani, sigurisht se lufta e UÇK-së do të merrte kahun e një lufte fetare dhe pa hezitim do të ndihmohej, jo vetëm nga Turqia, por edhe nga Serbia (siç po e ndihmojnë edhe sot në ndërtimin e xhamive nëpër Kosovë dhe fabrikave nëpër Serbi).
Është e vërtetë se shqiptarët i dhanë shumë perandorisë osmane. I dhanë vezir, pashallarë, dijetar, poet e shkencëtar, por pak kush i njeh e i cilëson ata shqiptarë që aq shumë i dhanë Turqisë, sa e njohin dhe e cilësojnë Gjergj Kastriotin e Madh dhe nobelistën e shenjtëruar Nënë Terezën. Me këto figura madhore bota e identifikon shqiptarin, kurse me pashallarët që po i përmend ti efendi Salih Kabashi, krenohen vetëm sahanlëpirësit që duan ti hyjnë në begeni Sulltanit modern turk, Erdogan.
Dikur sulltani turk, për ta shpëtuar vetën, Serbisë ia dhuroj sanxhakun e Nishit, sanxhakun e Kosovës dhe Maqedoninë e sotme. Kurse Malit të zi ia dhuroj Hotin, Grudën, Plavën Gusinë, Tivarin, Ulqinin (e Shkodrën të cilën me luftë e gjak mëzi e shpëtuan) e Çamërinë grekut… në përmbushjen e ambicieve të tyre për pushtimin e tokave shqiptare sllavët, si atëherë nga sulltan Murati, edhe sot nga Erdogani, serbët gjetën mbështetje të pa kontestueshme. Këtë e dëshmon më së miri aleanca e sulltanëve (atëherë dhe sot) me sllavët ortodoks, Putinin rus e Vuçiçin serb, vetëm e vetëm për t’ua mundësuar pushtimin e tokave shqiptare që dikur i kishte shpëtuar perëndimi i krishterë dhe sot po vazhdon ti mbrojë perëndimi i krishterë!
PëlqejeniPëlqejeni