Në vend të urimit për 10 vjetorin e Pavarësisë

Nga Daut Haxhaj

Në prag të shënimit të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në vend të urimit po shkruaj për dështimet që vendi ynë vazhdon t’i bëjë si pasojë e Qeverisë dhe institucioneve bartëse..
Viti 2018, mund të themi lirisht, se konsiderohet vit i sfidave më të mëdha për shtetin e Kosovës.
Çështja e ratifikimit të Demarkacionit me Malin Zi, Gjykata Speciale, procesi i liberalizimit të vizave, formimi i Ushtrisë së Kosovës, Asociacioni e shumë procese integruese janë peng i kësaj Qeverie, që pa mëdyshje mund të themi se janë të paarritshme.
Zvarritja e Demarkacionit, për interesa politike, e lënë Kosovën prapa me procese integruese.
Nëse i shohim vendimet e deritanishme të Qeverisë Haradinaj, atëherë mund të themi se kjo qeveri duhet të vet-largohet para se të rrëzohet.
Që në vendimin e parë Qeveria ka shkarkuar komisionin shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, i cili vendim është në kundërshtim me ligjin për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror dhe rregulloren e saj mbështetëse.
Gjithashtu vendimin e Qeverisë për faljen e borxhit të ambalazhuesve të ujit është i paligjshëm dhe i padrejtë, pasi përçon një mesazh negativ për sektorin privat.
Kemi një Qeveri, për nga numri, më e madhja në rajon, e cila përkundër varfërisë së skajshme i rritë pagën vetes pa ndonjë ligj përcaktues. Mundohet në mënyrë klandestine të ndryshon ligje që bie ndesh me marrëdhëniet ndërkombëtare, falë borxhe biznesmenëve pa ndonjë normë ligjore, ofron ndihmë për zyrtar të cilët nuk e kanë problem pagesën, ndërsa shumë qytetarë në mungesë të mjeteve edhe vdesin!
Kosova nuk vizitohet nga personalitete të larta të vendeve që e mbikëqyrin Pavarësinë e Kosovës dhe zyrtarët tanë nuk ftohen për vizita në vendet mike!
Drejtësia, arsimi dhe shëndetësia e degraduar, mirëqenia sociale; 20 për qind e popullatës me 3 euro në ditë, 50 për qind të varur nga diaspora, 20 për qind kanë mundësinë të bëjnë jetë normale, ndërsa 10 për qind një pjesë nga politika dhe biznese të lidhur me politiken bëjnë jetë sheikësh.
Diaspora si pjesë e rëndësishme e të gjitha proceseve që ka kaluar vendi, vlerësohet si remitencë financiare, sa lekë po dërgojnë në Kosovë!
Në vend që të shfrytëzohet edhe më tej në aspektin diplomatik dhe në aspektin e brendshëm si resurse të fuqishme me shkollim të lartë në vende demokratike, injorohen dhe në masë të madhe nuk u njihet puna dhe përpjekja shumëvjeçare për Liri, Pavarësi dhe konsolidim të shtetit të Kosovës!
Kemi një opozitë si Vetëvendosje,(VV) që ka probleme me vetveten ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës, (LDK) pret vetëdijesim nga Qeveria të heq dorë nga veprimet të ngutshme e të paligjshme dhe pret në dorëheqje të qeverisë?!
Në Kosovë është krijuar atmosferë ku antivlera e mund vlerën, pëlqehen opinione nga Linda Morina dhe merren parasysh këshillat e Burdushit apo Dardan Islamit në studio televizive. Definitivisht jemi degraduar aq shumë sa as optimistët më të mëdhenj nuk shohin ndryshim pozitiv në një të ardhme të afërt!
Në rrafshin ndërkombëtar, për kundër përpjekjeve për anëtarësim në organizata të mëdha Evropiane, Kosova ka dështuar të anëtarësohet në UNESCO, EUROPOL, INTERPOL, KËSHILLIN E EVROPËS.
Pra, Kosova ka dështuar të lobojë, për shkak të mos koordinimit dhe interesimit për të krijuar mënyra praktike që do të mundë ta ngritnin Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Zoti i bekoft dhe i shpëtoft qytetarët e Kosoves nga keqeverisja
Zoti e bekoft Diasporen dhe miqt e Kosoves

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: