Plaku që godiste me shkop policin serb, më 1998 (FOTO)
Fotografitë e shumta gjatë protestës së marsit më 1998 kishin kapur edhe Hasan Hoxhën. Plaku nga Malisheva po “luftonte” fyt më fyt me një polic serbë në protestën e cila ishte organizuar pas masakrës së Likoshanit, shkruan Zëri.
Derisa ai goditej me shqelm nga polici, Hasani nga fshati Bellanicë i Malishevës e godiste me shtagën e tij në të cilën mbahej në kokë atë. Pas këtij akti, ish president Ibrahim Rugova e kishte pritur dhe i kishte dhënë një nga gurët e tij.
Hasan Hoxha megjithatë e kishte pritur lirinë e Kosovës dhe kishte ndërruar jetë më 25 gushtë të vitit 2006. Haxhi Hasani ndryshe ka qenë i njohur për aktivitete atdhetare gjatë jetës së tij. Ai kishte marrë pjesë edhe në pajtimin e gjaqeve në komunën e tij.