Shqiptarët garuan me mjaft sukses ne kampionatin e Østfoldit ne shah.

Shemsiu me dy shperblime

Me 17 Nentor ne Sarpsborg u mbajt kampionati individual ne shah (levizje 5 minutëshe),per regjionin e Østfoldit.Ne kuader te keti regjioni hyjne 17 komuna me disa klube shahu, anëtarët e te cilave kishin drejtë garimi.

Ishin edhe 4 bashkatdhetar shqiptar anëtar te klubit Sarpsborg te cilët garuan me mjaft sukses.

Derisa Xhafer Berisha fitoi vendin e parë ne grupin C,Ismet Sadiku ndau vendin e parë ne grupin D. Qe te dy u shperblyen me te holla.Ndersa me i sukseshmi ishte Shemsi Rukovci i cili fitoi vendin e parë ne grupin e seniorëve dhe vendin e tretë ne grupin me te fort grupin A.Shemsiu u dekorua me kupë dhe nje shume simbolike te hollash.Edhe Driton Jashari luajti mjaft mirë,por nuk pat fat ne lojrat e fundit.Dritoni eshte i njohur pikerisht per levizje te shpejta.

” E pata nje start shume te dobt ne turnir me nje humbje te pa pritur,prandaj  e kam pas veshtir te rikthehem.Arrita disi te hy ne treshen me te mirë,pasi i fitova 5 lojrat e fundit nje herit edhe fitova kupen per seniorin me te mirë ne Østfold. Shahu ne levizje te shpejta eshte atraktiv dhe me te papritura.I uroj vendin e parë ne turnir gjermanit Hogler Blauhut.”tha SHemsiu per Kosovalba.com

Gara u mbajt ne nje atmosferë tejet te mirë ,ku u servua edhe ushqim nga i cili klubit ju sollen perfitime.Per angazhimin ne kuzhine u falenderua  publikisht Drtion Jashari  per kontributin e ti.Ndoshta edhe ky angazhim ishte nje nga arsyet qe Drtioni nuk u tregua i suksesshem deri ne fund.Shkrim nga Fehmi Sejdijaj/Kosovalb.com

Xhafer Berisha duke e marr shperblimin

Ismet Sadiku duke e marr shperblimin

Xhaferi dhe Driton Jashari ne kuzhinë

 

Fituesi i turnirit gjermani Hogler Blauhut dhe Shemsiu dhe fituesi ne kategorin e juniorëve Shayja

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: