Shqiptarët garuan me mjaft sukses ne kampionatin e Østfoldit ne shah.

Shemsiu me dy shperblime
Me 17 Nentor ne Sarpsborg u mbajt kampionati individual ne shah (levizje 5 minutëshe),per regjionin e Østfoldit.Ne kuader te keti regjioni hyjne 17 komuna me disa klube shahu, anëtarët e te cilave kishin drejtë garimi.
Ishin edhe 4 bashkatdhetar shqiptar anëtar te klubit Sarpsborg te cilët garuan me mjaft sukses.
Derisa Xhafer Berisha fitoi vendin e parë ne grupin C,Ismet Sadiku ndau vendin e parë ne grupin D. Qe te dy u shperblyen me te holla.Ndersa me i sukseshmi ishte Shemsi Rukovci i cili fitoi vendin e parë ne grupin e seniorëve dhe vendin e tretë ne grupin me te fort grupin A.Shemsiu u dekorua me kupë dhe nje shume simbolike te hollash.Edhe Driton Jashari luajti mjaft mirë,por nuk pat fat ne lojrat e fundit.Dritoni eshte i njohur pikerisht per levizje te shpejta.
” E pata nje start shume te dobt ne turnir me nje humbje te pa pritur,prandaj e kam pas veshtir te rikthehem.Arrita disi te hy ne treshen me te mirë,pasi i fitova 5 lojrat e fundit nje herit edhe fitova kupen per seniorin me te mirë ne Østfold. Shahu ne levizje te shpejta eshte atraktiv dhe me te papritura.I uroj vendin e parë ne turnir gjermanit Hogler Blauhut.”tha SHemsiu per Kosovalba.com
Gara u mbajt ne nje atmosferë tejet te mirë ,ku u servua edhe ushqim nga i cili klubit ju sollen perfitime.Per angazhimin ne kuzhine u falenderua publikisht Drtion Jashari per kontributin e ti.Ndoshta edhe ky angazhim ishte nje nga arsyet qe Drtioni nuk u tregua i suksesshem deri ne fund.Shkrim nga Fehmi Sejdijaj/Kosovalb.com

Xhafer Berisha duke e marr shperblimin

Ismet Sadiku duke e marr shperblimin

Xhaferi dhe Driton Jashari ne kuzhinë

Fituesi i turnirit gjermani Hogler Blauhut dhe Shemsiu dhe fituesi ne kategorin e juniorëve Shayja