Oslo : Rilindja fituese e turnirit “Nentori Kuq e Zi” 2017

Rilindja
Ne Oslo te Norvegjisë u mbajt turniri tradicional “Nentori Kuq e Zi”.Kesaj radhe me kete turnir u nderuan heronjet : Fehmi Lladrovci dhe Bekim Berisha.Ky turnir mbahet nen patronatin e klubit fubollsitik Fortuna me seli ne Oslo te Norvegjisë.
Turniri ishte një ditor dhe u mbajt ne Bjørnholthallen,ne tri fusha ne te njejten kohë .Ishte nje pjesëmarrje e madhe me 24 ekipe, kryesisht shqiptare nga rrethina e Oslos, por edhe nga Ostfoldi e regjione tjera.
Vendin e parë, me meritë e fitoi : Rilindja
Vendin e dytë: Selecticos nga Sarpsborgu, ndersa
Vendin e tretë: Prishtina
“Klubi futbollistik shqiptar Fortuna me sukses po garon ne div IV te Norvegjisë.Perveq keti aktiviteti me seniorët, ky klub ne kuader te vetin ka afër 70 futbollist te grup moshave te ndryshme.Ky turnir tradicional eshte nje nga pervojat e vazhdueshme, ku perveq respektimit te figurave te ndritshme shqiptare,po bashkojme shume te rinje . Nga te ardhurat e keti turniri po ndihmojme edhe aktivitet e klubit tonë.Perveq te hyrave që paguhen per pjesëmarrje 1000 kr per ekip ,ne shfrytezojme nga rasti e shesim edhe ushqim dhe pije, dhe te gjitha keto mjete grumbullohen ne fondin e klubit.”tha Haziz Aasen per Kosovalb.com
“Ne emer klubit Fortuna i falemenderoje te gjithe pjesemarresit e Turnirit.
Ishit fantastik ne cilesi dhe ne sjellje .
Urime Rilindja, Selecticos, Prishtina.Falemenderit Skeid, Adriatiklivs , Ibri, Xhamia Ryen , Ballistet, Haugerud, Drenica, BSK, Haugerud, Rema 1000, Besa, Lavdimi, Fikshat, Argetimelive etj.
Falemenderit refereve: Bekim Istrefi, Kadri Dreshaj , Aron Shaqiri, Benjamin .
Falemenderit Radio Rilindja . Falemenderit fotografit Fehmi Sejdiu, Falemenderit Shemsi Rukovci , Falemenderit te gjithe te pranishmeve .
Sot treguam sport me nivel te larte dhe kulture sportive” ishin keto fjalet e Haziz Aasen ne emer te organizatorit te cilat e postuan ne profilin e ti ne facebook.

Selekticos

Prishtina

Atmosfera gjatë turnirit
Kosovalb ju informon se nje aktivitet i ngjajshem sportiv do te mbahet me 25 Nentor ,turniri Adem Jashari. Ky turnir mbahet nene patronatin e klubit tjeter shqiptar Rilindja,klub ky qe kete vit u kualifikua per Div e -III-te te Norvegjisë.
Ndersa ditë me parë u mbajt turniri tradicional humanitar ZAHIR PAJAZITI