Sarpsborg: Shemsiu fitues i turnirit perkujtimor per nder te Arne Roger Jensen

Shemsi Rukovci ne foto me te dytin dhe te tretin
Ne Sarpborg te Norvegjise u mbajt turniri tradicional ne shah,per hir te shahistit Arne Roger Jensen, i cili ndrroi jete vite me parë ne moshen 47 vjeqare.Arne Roger ishte nje nder shahistet me te suksesshem te gjitha kohrave te Sarpsborgut, i cili ishte 15 here kampion i keti klubi.
Klubi i shahut Sarpsborg ne bashkpunim me familejn e Arne Roger Jensen ,do te mbajn tunir tradicional ne levizje te shpejta cdo vite, ne shenje perkujtimi per kete shahist, i cili shkoi ne moshen mjaft te re.Turniri është i pranuar ne federaten e shhahut norvegjez si turnire oficiel
Ne kuader te kesaj me 13 tetor 2017 ne 50 vjetorin e lindjes se Arne Roger Jensenit ,u mbjat tuniri i pare ku morren pjese 29 shahist nga Ostfoldi.
Ne fillim te keti turniri u mbajt nje fjale rasti per Arne Roger Jensen, ku u fol per karieren e ti te bujshme nga Sigmund Lude,ndersa ne vazhdim ne shenje respekti per pjesemarrjen kaq masive, pjesmarresit i falenderoi motra e Arne Roger Jensen,Hanne.
Turniri u zhvillue ne dy grupe, nga te cilat ne finale shkuan 8 me te miret .
Vendin e pare me plote meritë e fitoi shahisti kosovar Shemsi Rukovci, i cili ne finale fitoi 6,5 nga 7 pike te mundeshme,vendin e dyte Lars Eric Eriksen me 5 ,ndersa ne vendin e tretë Raad Mirza me 4,5
Shemsiu u nderua me kupen e pare te keti turniri, si dhe me nje shume simbolike te hollash.
Ai tregoi nje forme te mire duke llogaritur qe nga gjithsejt 21 pike te mundeshme fitoi 19 duke e llogaritur edhe lojen ne grupe para finales.
Vlen te theksohet se edhe Driton Jashari tregoi nje forme te mire gjithashtu.Fitoi 4,5 ne finale ndersa 15 nga 21 te mundeshme duke e llogritur edhe lojen ne grupe.