Publikohet traileri i filmit norvegjez ‘Gjengangere’, pjesë e tij edhe aktori shqiptar Arben Bala

Aktori shqiptar Arben Bala i cili karrierën e tij po e zhvillon në Norvegji, tashmë ka arritur të shndërrohet në një aktor mjaft të pëlqyer atje, kjo pasi ai është bërë pjesë e shumë filmave e serialeve të famshme, duke arritur tashmë në atë pikë saqë të jetë ndër aktorët më të kërkuar sidomos kur bëhet fjalë për filma aksion

Në filma ai e luan pothuajse gjithmonë karakterin e njëjtë. Fizionomia ja imponon që të marr gjithmonë role në filma aksion si “bad guy”.

Një karakter të tillë Bala do ta sjellë edhe në filmin e ri i cili do ta ketë premierën më datë 27 tetor në Norvegji. Në këtë film Bala ka një ndër rolet kryesore. Bëhet fjalë për filmin ‘Gjengangere’ ku Arbeni luan rolin e një udhëheqësi të mafias shqiptare dhe në film prezantohet si shqiptar.

“Unë kam një prej roleve kryesore. Ky është filmi i parë që është realizuar me të burgosur në Norvegji. Është film që paraqet jetën e të burgosurve, sfidat, problemet dhe marrëveshjet që realizohen brenda burgut. Në këtë film jemi tri grupe brenda burgut, grupi i shqiptarëve, ai pakistanez dhe norvegjez dhe secili grup e ka bosin e vet, unë e udhëheq grupin shqiptar. Në këtë burg unë jam një personazh që kam më shumë autoritet dhe të gjithë të rinjtë që vijnë aty paralajmërohen të kenë kujdes nga unë. Emri im në film është Mirush Osmani”, ka treguar aktori Bala për KultPlus.

Tashmë është lansuar edhe traileri i filmit, ku në disa sekuenca shihet edhe aktori shqiptar.

Falë talentit dhe punës së madhe, Arbeni ka arritur të bëhet pjesë e filmave dhe serialeve të njohura norvegjeze si: Reprise, Blodsbånd, Ulvenatten, Dagbok fra baksetet, Mano dhe Lillebror (NRK), Dino e të tjerë. Deri më tani ai ka luajtur 15 filma dhe tani është në xhirime për filmin e 16-të dhe këtu duke mos i përfshirë rolet në teatër.

Categorised in: Lajme, Norvegji, Showbiz

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: