Norvegji: Edhe nje iniciativë e suksesshme humanitare
Kosovalb.com ju sjell cdo aktivitet pozitiv te shqiptaëve ne Norvegji.Kesaj radhe ju sjellim nje shkrim nga Islam Murati, i cili me vetiniciativë ka arritur te nderton 3 shtepi per te varferit ne komunën e ti ne Kosovë Ne vazhdim ja rrefimi i ti i plotë
“ Të gjithë njerëzit janë te mire! Por më te miret nga të gjithë janë ata që te miren njerezore dhe humane e mbajnë si stoli.” Të tillë ishit ju: Familjarë, miq, shokë, të cilët me gjestin e juaj human, ma besuat participimin e juaj, për ndertimin e tri shtëpive radhazi familjeve skamnore në Kosovë.
Ndihem jashtazakonisht i lumtur që me veprimet tona human, kemi gëzuar jo vetëm familje, por edhe tër shoqërin Kosovare.
Këtë e kemi edhe borgj për vendlindjen, sepse aty morëm hapat e parë për edukim, humanizëm e solidaritet me të tjerët, andaj duhet të kontribojmë edhe më tutje që të gjitha familjet në Kosovë, të gëzojnë të drejtën e një jetese më të mirë e të rehatshme.
Shtëpia ësht përfundim e sipërm.
U jam mirnjohës të gjithëve, nuk do të ju zhgënjej asnjëherë për besimin dhe respektin që keni treguar për mua.
Ju shtofshin gëzimet e bereqeti në familje.
Me shum respekt
Islam Murati-Norvegji