Norvegjia partner i rëndësishëm i Kosovës
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të mërkurën ambasadorin e ri të Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, njofton kumtesa nga Kryeministria, transmeton Koha.net.
Mustafa e njoftoi ambasadorin Sjaastad me atë që kumet ai quan të arritura në Kosovë si dhe prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik.
Duke i uruar ambasadorit mirëseardhje dhe sukses gjatë misionit në Kosovë, ai shprehu mirënjohje për përkrahjen e Norvegjisë për popullin dhe shtetin e Kosovës, në shumë drejtime.
Mustafa, gjithashtu, theksoi përkushtimin për zgjerimin e bashkëpunimit me Norvegjinë, si një partner i rëndësishëm i Kosovës.
Ambasadori Per Strand Sjaastad, shprehu përkrahjen e mëtejme të Norvegjisë për Kosovën, duke theksuar edhe angazhimin e tij për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.