Shemsi Bunjaku: As analist e as gazetar!

shemsiEkziston një shprehje që e kam lexu në gjuhën Norvegjeze ku një analist kërkon falje që e zgjat shumë fjalimin për arsye që thot ai se nuk kisha kohë të pregaditem që të jem i shkurtër.

Ky ishte njëri nga problemet kyqe të analistve/gazetarve në takimin e tyre në studion e Klan Kosovës me kryeministrin e Shqiprise Edi Rama.

Pra pregaditja si analist jo në nivelin e nevojshëm për të marr pjes në këtë debat dhe si gazetar stërsgjatja e tepruar dhe e komplikuar e pyetjeve ishin arsyet kryesore të zhytjes së anijes së tyre.

Në këtë rast unë folkusohem më shumë në sjelljen gazetareske.

Gabimi qëndronte se ata dëshironin të hynin në konkurrenc me z.Rama. Si gazetar ne bëjm pyetje dhe asesi nuk përfaqsohemi me qëndrime tona, mendimet tona, dekleratat tona, komentet tona sepse atëher i hapim rrugë ati që intervistojm për mundsin e të qenit sabotues, gjë që edhe ndodhi.

Me ndihmën e analistve/gazetarve ,Rama manovroj mirë dhe la të kuptohet sikur nuk i përgjigjej publikut por vetëm analistve, sikur kritikat nuk ishin edhe nga masa e gjër por sikur ato i drejtoheshin nga disa analist/gazetar me portale të rrejshëme.

Gabuan gjithashtu si gazetar kur futnin shumë elemente në një pyetje, kjo hapte mundsin që në këtë rast Rama të shalojn sa në at kal sa në tjetrin.

Pytjet e kjarta, direkte, konkrete dhe medomos të shkurta e detyrojn at që ne e bëjm intervjuen me dhanë përgjegje të kjart, të shkurt dhe direkte dhe njikohsisht na hapin mundsin neve si gazetar me bërë pyetje më të shpeshta, përcjellse, dhe finalizuese.

Në gazetari ekziston vetëdisimi se përgjegjet janë produkt i pyetjeve që ne i kemi bërë.

Shumë e rëndsishme është që kur ta bëjm pyetjen ta bëjm në atë mënyr që bashkë me pyetjen ta transferojm edhe përgjegjsin tek përsoni që bëjm intervjuen,në këtë rast tek Edi Rama.

Këtu ndodhi e kundërta analistet/gazetarët me qëndrimet e tyre të stërzgjatura dhe në një mas të ngjyrosura me ngjyra kundershtuese dhe konfliktuoeze të pa argumentuara mirë i japnin Rames mundsit dhe hapsirën e mjaftueshme me e ritransferu përgjegjsin tek analistet. Ai mjeshtrisht arriti që përmes ironizimit, dhe sarkazmës gati gati ta transferoj përgjegjsin tek gazetarët dhe portalet thue se ata mbanin përgjëgjsin për keqinformim, e jo ai për dështim të politikave të caktuara.

Është e kuptueshme që Edi Rama dhe politikanët tjerë nuk e pranoin përgjegjsin por ne gazetarët kemi timonin vetë në dorë, ne me mënyrën e formulimit të pyetjes kemi mundsi me vendos tempon dhe drejtimin e debatit.

Është sikur vallzimi, ku gazetari drejton,udheq vallzimin por përsonazhi kryesor është ai me të cilin ne bëjm intervjun.

John Sawatsky një profesor i njoftur i gazetaris dhe teknikës e të bërit intervjuen thot ” Në intervju ekziston vetëm një yll, e ai nuk je ti si gazetar.

Tjetra është se një gazetar i matur nuk merr dot paragjykimet me vete në studjo. Gazetari pasuri ka vetëm parapregaditjen,faktet dhe origjininen e fakteve. Nuk ndihmon të ngrisësh zërin, të fyesh apo provokosh kur nuk ka substanc në atë që thua.

Kur analistet/gazetaret lejuan vetën të futeshin në debat, të konkuronin me kryeministrin i dhanë mundsi Ramës të i përsonalizoj problemet. Ai i përkthej këta në përsonazhe private, i bëri individ të caktuar me qëndrime të ndërtuara nga thash e thamet e portaleve të keq informuara.

Kjo i shërbente ati të i ikte llogaridhënjes. Rama e dinte që gazetari përfaqson publikun, por ishte detyr e gazetarve vetë ta betonizonin këtë fakt.

Problemi tjetër ishte se vet organizatori i ndeshjes dukej sikur i kishte futur analistet

në një loj pak a shumë jo korrekte sepse në fakt dukej se ishin thirrur ma shumë në rolin e analistve pa të drejt argumentimi të qëndrimeve të tyre.

Këtu ngjante më shumë si një keqkuptim ku ishin ftuar analist, opinonist e që ju kërkohej të silleshin si gazetar.

Gjithashtu gazetaria nuk është loj sporti ku gjasht me një krijon përparsi, në raste të tilla mund të krijohet efekti i kundërt, sepse në gazetari është pyetja, vazhdim pyetja dhe finalizim pyetja, gjë që gazetarët në këtë mbrënje nuk e gëzuan këtë të drejt.

Këtu ngjante ma shumë se kishin ardhur disa në rolin e analistve që nuk argumentonin dot qëndrimet e tyre me fakte dhe origjininen e fakteve, po edhe kur provonin nuk lejoheshin ,dhe disa në rolin e gazetarit të cilët ngjani më shumë të mllefosur dhe agresiv pa qenë në gjendje të shtrojn pyetje konkrete, të shkurta dhe mirë të gdhendura.

Pra po i jap drejt vetës me konkluduar se si analist/opinionist nuk ishin krijuar kushtet nga organizatori i debatit, dhe analistet nuk i kishin kry detyrat e shtëpis kurse si gazetarë gabuan kur u futën në konkurrenc, kur tregoheshin agresiv, kur futnin elemente të ndryshme në pyetje, kur pytjet ishin të stërsgjatura, kur komentonin, kur spekulonin me pyetjet, kur bënin pyetje të komplikuara, dhe kur nuk dëgjonin.

Është një shprehje popullore afrikane që thotë pse i kemi dy vesh e një goij, po pikrisht për të dëgjuar dy her ma shumë se sa që flasim, ndoshta kjo do ishte receta e shpëtimit.

Prap se prap mendoj se në këtë rast nuk kishte humbs në përjashtim të publikut që ndoshta do të dëshironin përgjegje në disa problematika të llojeve të ndryshme.

Rama i a arriti qëllimit të krijoj amulli në ato pak pyetje që kishin substanc dhe që ishin kritike.

Analistet/gazetarët edhe kështu janë nga ata që gëzojn respekt në shoqri dhe që kan konfirmuar shumë her se janë njohës të mirë të problematikave të caktuara, por jo kësaj her.

Megjithatë nuk jan humbs sepse mësuan shpresoj unë si të sigurojn terrenin herave tjera në të tilla debate.

Unë them aq më shumë që po mësoj për botën aq më shumë po e kuptoj edhe sa shumë kam nevoj të mësoj. Përparsia e gjithë këti debati ishte se në studio ishte kryministeri shqiptar, pra na ligjeroj një vendas i yni.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: