U mbajt edicioni i dhjetë i Folklorit Shqiptar në Suedi

ccEdhe pse në mërgim, fëmijë të rinj e të moshuar, me qëllim të ruajtjes së traditës, gjuhës dhe kulturës shqiptare, me sukses kultivojnë folklorin shqiptarë, shkruan KultPlus. Në këtë festival vendin e parë për interpretim e mori rapsodi Dervish Kuqi, kurse në vallëzim ansambli i shoqatës “Liria”, të Vekshjos

Qyteti universitar i Vekshjos, që shtrihet në zemër të regjionit të Smolandit në Suedinë jugore, edhe këtë vikend jehoi nga këngët dhe vallet shqipe. Këtu u zhvillua Festivali i dhjetë jubilar i Folklorit Shqiptar në Diasporë, i cili organizohet nga Unioni i Shoqatave Shqiptare në Suedi. Nikoqire e këtij manifestimi tradicional edhe kësaj here ishte shoqata lokale ”Liria”.

Kjo ngjarje kulturore filloi në orët e paradites të së shtunës, kur amatorë shqiptarë shfaqën disa pika muzikore në qendër të qytetit dhe ku u mirëpritën dhe u duartrokitën nga publiku i shumtë vendas. Festivali u inkorporua edhe në kuadër të manifestimit tradicional të qytetit të Vekshjos “Vår stad”.

Edhe pse në mërgim, fëmijë, të rinj dhe të moshuar, me qëllim të ruajtjes së gjuhës, traditës dhe kulturës shqiptare, me sukses kultivojnë folklorin shqiptar. Kudo që janë dhe iu jepet mundësia, me sukses prezantojnë vallen, këngën dhe veshjen kombëtare.
Juria e Festivalit vendin e parë për interpretim ia dha rapsodit Dervish Kuqi kurse në vallëzim ansamblit të shoqatës “Liria” të Vekshjos.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: