Kalo te lënda

Zyrtare: Zbatimi i Policës Kosovë- Serbi nga 12 gushti

largea_201508051646328536201438786744Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga ministrja, Edita Tahiri, mori pjesë në takimin e mbajtur në Bruksel lidhur me zbatimin e Marrëveshjes për njohjen reciproke të sigurimeve të automjeteve.

Në këtë takim, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, u arrit pajtimi që më 12 gusht 2015 të filloj zbatimi i Marrëveshjes për sigurimin e automjeteve në mes të dyja shteteve, Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë këtij takimi, të dyja palët raportuan për finalizimin e përgatitjeve teknike për fillimin e mbarë të zbatimit të kësaj marrëveshje sipas planit zbatues. Palët u zotuan që me përkushtim do të zbatojnë këtë marrëveshje e cila është lehtësuar dhe garantuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Byrove Evropiane.

Me ketë rast, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, theksoi se pas këtij takimi çdo gjë është gati që të fillojë zbatimi i marrëveshjes për sigurimin e automjeteve që është në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës sepse u hiqet një barrë e pagesës së tarifave të larta dhe se tani e tutje nuk kanë nevojë të paguajnë tarifa shtesë gjatë kalimit në Serbi.

Kjo marrëveshje kontribuon për përmirësimin e lëvizjes së lirë për qytetarët e të dyja shteteve dhe është në pajtim me standardet evropiane për lëvizjen e lirë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: