“Rasti Kumanovës”, dështoi procesi dëgjimorë i Prokurorisë (Video)

uten navnPërmbyllet me dështim procesi dëgjimor i të dyshuarve për rastin e Kumanovës, edhe pse Prokuroria nuk ka qëndrim nëse kjo fazë dështoi apo jo.

Ndalesa e prokurorëve ishte në burgjet e Prilepit dhe Manastirit, ku të paraburgosurit ndoqën shembullin e bashkë të dyshuarve të tjerë nga burgu i Shutkës, duke kërkuar që para se të merren në pyetje, të njihen më parë me provat nga ana e palës së akuzë. Sipas avokatit mbrojtës Naser Raufi, tentativa e prokurorisë është e pakuptueshme dhe ironike pasi në mënyrë deklarative, të dyshuarve iu tregohen të drejtat por nga ana tjetër nuk iu mundësohet realizimi i këtyre të drejtave.

“Dëgjimet edhe për këta persona të dyshuar që janë në burgun e Prilepit dhe Manastirit vazhdoi njësoj si te burgu i Shkupit. Të gjithë të dyshuarit këmbëngulën që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë që ua jep ligji për procedurë penale dhe t’i shohin provat që posedon prokuroria, por prokuroria nuk e kam të qartë pse nuk e realizon këtë të drejtë që kanë. Vetëm ua thonë në mënyrë deklarative, ua tregojnë cilën të drejtë kanë, por nuk ua mundëson të dyshuarve. Kjo është një punë me të vërtetë nonsens dhe organi që duhet ta mbroj nga një anë të drejtën e njeriut të dyshuar, me këtë praktikisht, me këtë që bën, e shkel të drejtën e të dyshuarit”, tha Naser Raufi, avokat mbrojtës.

Avokati mbrojtës nuk e di arsyen e fshehjes së provave nga ana e prokurorisë, por e vlerëson si pozitive faktin që këto marrje në pyetje po xhirohen me kamerë dhe përfshihen në procesverbale.

“Evidente është kjo gjë. Nuk i konvenon që avokati apo i dyshuari t’i shoh provat, nuk kam koment tjetër përveç asaj se praktikisht fshihen provat, arsyet pse fshihen nuk e di. Sipas meje nuk i konvenon prokurorisë t’i prezantoje provat të dyshuarit. Ndërkombëtarët nuk janë prezent por mirë është që incizohet me kamera dëgjimi i të dyshuarve. Vet procesverbali e ka këtë konstatim që të dyshuarit insistojnë ta realizojnë të drejtën që ua jep ligji, por nuk iu mundësohet që të jetë ironia më e madhe, iu tregohet se ka të drejtë që para se të japë deklaratë, t’i shohin provat por provat nuk u jepen”, u shpreh Naser Raufi, avokat mbrojtës.

Sipas Raufit, me këtë veprim Prokuroria po shkel ligjin për procedurës penale dhe njëkohësisht nuk përmbush rekomandimet nga raporti i Pribes. Pas këtij procesi, pala mbrojtëse ka të drejtën e prezantimit të provave që posedon ose të propozoj që prokuroria të kërkojë prova shtesë. Në mesin e të dyshuarve, në burgun e Prilepit dhe Manastirit janë Sami Ukshini, Dem Shehu, Muhamet Krasniqi, Valdet Zeka, Shefqet Hallaçi dhe Ardian Bujari.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: