Cana, mes 100 futbollistëve më të mirë në Francë

loriku-kapiten-i-marsejes-620x412Lorik Cana është ndër 100 futbollistët më të mirë të shekullit të 21-të në Francë, sipas një liste të publikuar nga edicioni francez i “Eurosport”-it.

Renditja është hartuar në bazë të votave të tifozëve, ku kapiteni i Kombëtares shqiptare pozicionohet i 81-ti.

“Siguroi ‘paqe’ mes PSG-së dhe Marsejës; kjo nuk është pak. Ky është rasti i Lorik Canës. E nisi karrierën me PSG-në dhe u bë kapiten i Marsejës. Kjo është diçka e rrallë dhe Cana është një prej tyre”, shkruan “Eurosport.fr”.

Ueb-faqja prestigjoze vlerëson maksimalisht shpirtin e garës për të cilin 32-vjeçari spikat në fushë: “Është në gjendje të lërë jetën në fushë. Fatkeqësisht, nuk e shijoi titullin kampion në Francë, edhe pse i shkoi tri herë pranë. Është mëkat që emri i tij nuk figuron mes kampionëve të Ligës 1. Goli i Canës në ‘Velodrom’ në fitoren 1-0 kundër PSG-së, pas tri vjetësh si rival i parizienëve, nuk do të harrohet kurrë”.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: