Basha: Skënderbeu nuk më ka kontaktuar, i uroj suksese në Evropë

basha-sk-euml-nderbeu-nuk-m-euml-ka-kontaktuar-i-uroj-suksese-n-euml-evrop-euml_hdU përfol në mediat shqiptare se Migjen Basha mund t’i bashkohet Skënderbeut, por kjo gjë për momentin duket e pamundur.

Betim Zeqiri

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Migjen Basha, në një intervistë për Telegrafin, ka folur rreth ‘ofertës’ së Skënderbeut në drejtim të tij.

Basha ka thënë se deri më sot nuk është kontaktuar nga asnjë anëtar i Skënderbeut dhe se kontakti i vetëm që ka me klubin korçar është mbrojtësi Tefik Osmani, por që nuk ka biseduar me të për këtë gjë.

“Të them të drejtën më parë e lexova këtë lajm në mediat online dhe u befasova. Nuk ka asgjë të vërtet rreth asaj që është shkruar nga mediat shqiptare dhe se nuk më ka kontaktuar askush prej Skënderbeut”.

“Të vetmin kontakt që e kam me klubin korçar është me mbrojtësin Tefik Osmani që kam shoqëri nga Kombëtarja dhe shkruaj ndonjëherë por asnjëherë nuk kemi biseduar rreth kalimit tim në Korçë”.

“E kam përcjellë Skënderbeun dhe do ta shikoj edhe ndeshjen sonte, dhe i uroj vetëm suksese të mëtutjeshme në Evropë. Nuk kam pasur kontakte deri më tani”, tha Basha për Telegrafin.

Tutje mesfushori nga Suhareka, tregoi se ishte në bisedime edhe me Frosinonen dhe Chievon në Serie A.

“Qëllimi im është të qëndroj edhe më tej në Serie A, por karrierës së futbollistit asnjëherë nuk i dihet. Kam pasur kontakte në fillim me Frosinonen por nuk kemi arritur marrëveshje. Tani së fundmi menaxheri ka kontaktuar me Chievon dhe do të ketë sipas të gjitha gjasave edhe një takim mes klubit dhe menaxherit për të parë nëse oferta dhe kërkesa janë të përafërta”, vazhdon tutje Basha për Telegrafin, duke thënë se në skenë kanë dalë edhe disa klube zvicerane dhe disa të tjera nga kampionati turk.

“Deri në fund të afatit kalimtar ka ende kohë mirëpo qëllimi im është që të vendosi sa më shpejtë të jetë e mundur. Së fundmi ka disa oferta edhe nga Turqia dhe Zvicra, por do të vendosi së shpejti”, tha Basha për Telegrafin.

28-vjeçari aktualisht është lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Torinon ka skaduar në fund të muajit qershor, ndërsa ai më parë ka bërë karrierë vetëm në Itali dhe Zvicër tek skuadrat si Atalanta, Frosinone, Rimini, Viareggio dhe Lucchese ndërsa në Zvicër tek Laussane.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: