Vuçiq: Nuk e di çfarë do të bënim nëse na kërkohet njohja e Kosovës
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi ka thënë se Serbia nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës dhe se asaj kjo nuk i kërkuar deri me tash nga askush.
Ai ka thënë se do të zgjidhet rasti i vrasjes së vëllezërve Bytyqi, transmeton Indeksonline.
“Nëse me pyesni me pyesni se a do ta pranojmë pavarësinë e Kosovës apo jo – ne nuk kemi marrë një kërkesë të tillë, kjo nuk do të ishte realiste dhe nuk mund t’ua them nëse do ta bënim një gjë të tillë”, ka thënë Vuçiq duke u përgjigjur në pyetjet pas ligjëratës që e mbajti në Universitetin John Hopkins në Uashington.
Ai ka ritheksuar se pesë vende anëtare të BE-së nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Kryeministri serb ka thënë po ashtu se deri me tash është arritur mjaft në dialogun me Prishtinën, se përfaqësuesit e të dyja palëve po bisedojnë për të gjitha çështjet, si dhe forcimin e lidhjeve ekonomike ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
“I mbështes angazhimet për marrëdhënie të mira ndërmjet dy, do të thosha, shoqërive të ndryshme. I kemi forcuar edhe lidhjet ekonomike ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Vuçiq. /