Naim Maloku: Policia e Kosovës, më e pa korruptuara në rajon

fotoFatkeqësitë natyrore, emergjencat e ndryshme, protestat, të gjitha këto kërkojnë gatishmërinë e Policisë së Kosovës për reagim të shpejtë.

E për këto reagime policia e Kosovës shprehet se ka kapacitete të mjaftueshme për kryerjen e detyrave të saj.

Për të mbërritur deri te vendi i ngjarjes PK ka në dispozicion automjete të ndryshme si kamion, rimorkio, autobusë, mjete të blinduara, si dhe disa vetura civile.

Indeksonline mëson se PK ka më shumë se 1000 automjete që shërbejnë në kryerjen e detyrave dhe obligimeve që policia e Kosovës i ka.

Për punën e policisë së Kosovës shprehen të kënaqur edhe ekspertët e sigurisë. Naim Maloku njohës i çështjeve të sigurisë ka thënë për Indeksonline sa i përket kapaciteteve operacionale policia e Kosovës qëndron mirë.

“Policia e Kosovës është avancuar në kapacitetin e njësiteve të shpejta. Sa i përket kapaciteteve të përballjes me situata më të mëdha emergjente policia e Kosovës e ka ndihmën edhe të KFOR-it, FSK-së, si dhe ekipeve të tjera emergjente”, ka thënë Maloku.

Sipas tij Policia e Kosovës konsiderohet si më e pa korruptuara në rajon.

“Janë bërë përparime të mëdha ën aftësimin e pjesëtarëve të policisë së Kosovës. Konsiderohet si policia më e pa korruptuar në rajon. Të arriturat e Policisë së Kosovës e bëjnë atë që të duket e tillë”,ka thënë më tej Maloku.

Edhe Policia e Kosovës shprehet se ka kapacitete të mjaftueshme në kryerjen e objektivave dhe detyrave që ajo i ka.

“Policia e Kosovës ka kapacitete te mjaftueshme për realizimin e objektivave kryesore të saj. Policia e Kosovës çdoherë në periudha të caktuara kohore bënë vlerësime të nevojave për furnizim me automjete dhe këtë e realizon konform procedurave dhe ligjeve te aplikueshme duke përdorur automjetet me te përshtatshme dhe adekuate, në mënyrë që realizimi i detyrave dhe përgjegjësive të jetë më efektiv dhe efikas”, ka thënë Daut Hoxha, zëdhënës i policisë së Kosovës.

Ai tha se PK ka në dispozicion lloje të ndryshme të automjeteve për operim sa më të lehtë.

“Policia e Kosovës, aktualisht ka në përdorim lloje të ndryshme të automjeteve, për realizim të detyrave dhe përgjegjësive të saj. PK-ja duke u bazuar në kompetencat ligjore që ka, realizon operacione të ndryshme dhe përdorimi i automjeteve të ndryshme është i domosdoshëm për funksionalitet”, ka thënë më tej Hoxha. /Indeksonline/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: