Çollaku dorëzon raportin për liberalizimin e vizave

ccedil-ollaku-dor-euml-zon-raportin-p-euml-r-liberalizimin-e-vizave_2_hdMinistri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku ka dorëzuar sot raportin e fundit gjithëpërfshirës të institucioneve të Republikës së Kosovës mbi përmbushjen e kritereve të udhërrëfyesit për liberalizim të vizave tek Përfaqësuesi Special i BE-së Samuel Zhbogar që ta përcjellë atë te Komisioni Evropian.

Siç ka bërë të ditur edhe vetë ministri Çollaku, raporti gjithëpërfshirës do të shërbejë si një bazë e fuqishme për ta përmbyllur me sukses këtë proces shumë të rëndësishëm.

Ja çfarë ka shkruar Çollaku në Facebook:

Sot e dorëzova raportin e fundit gjithëpërfshirës të institucioneve të Republikës së Kosovës mbi përmbushjen e kritereve të udhërrëfyesit për liberalizim të vizave tek Përfaqësuesi Special i BE-së z. Samuel Zhbogar që ta përcjellë atë te Komisioni Evropian. Falënderoj të gjithë institucionet e përfshira dhe shoqërinë civile për të gjithë punën e bërë si në zbatimin dhe raportimin e kërkesave dhe rekomandimeve të këtij procesi.

Si rezultat i kësaj pune të investuar në procesin e Liberalizimit të Vizave ne sot kemi një kornizë ligjore më të avancuar e cila po zbatohet. Jam i bindur se kjo jo vetëm se do të shënoj një përparim në rrugëtimin tonë të gjatë drejt sigurimit të lëvizjes pa viza të qytetarëve por edhe për përmirësimin e jetës së përditshme. Qytetarët do të jenë më të mbrojtur ndaj aktiviteteve kriminele dhe rreziqeve të migrimit të paligjshëm. Do të ketë trajtim të mirë dhe të duhur të atyre që fatkeqësisht janë prekur nga ky fenomen negativ. Janë bërë përmirësime në sigurinë e dokumenteve, menaxhim më të mirë të kufijve dhe një përparim i gjithë kornizës që ka të bëjë me të drejtat themelore njerëzore. Kjo është një punë me të cilën ne mund të mburremi dhe duhet ta shfrytëzojmë si inspirim për të avancuar agjendën reformuese evropiane edhe me tej.

Mendoj që raporti gjithëpërfshirës që sapo kemi dorëzuar do të shërbej si një bazë e fuqishme për ta përmbyllur me sukses ketë proces shumë të rëndësishëm. Puna e jonë nuk ka përfunduar këtu. Duhet të vazhdojmë me zbatimin e përpiktë të legjislacionit që mbulohet në udhërrëfyes. Shpresoj se hapat e radhës, duke filluar nga misioni vlerësues nga Komisioni Evropian dhe shtetet anëtare do të mund të bëhen sa më shpejt, në mënyrë që pa humbur më shumë kohë t’i ofrohemi ditës kur qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në BE.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: