SHBA i ofron Vuqiçit atë që refuzoi Millosheviqi

vucic1-620x330SHBA i ofron Vuqiçit atë që refuzoi Millosheviç. Për analistët dhe mediat në Beograd, bileta e integrimit të Serbisë në Bashkimin Europian merret në Uashington, por me një sërë kushtesh specifike.

Sipas analistëve serbë, Uashingtoni i ofron kryeministrit Aleksandar Vuqiç, atë që Sllobodan Millosheviq refuzoi në takimin me James Baker; afrimin me Perëndimin. Por më parë duhet të plotësohen disa kushte.

Njëri prej tyre është orientimi i qartë i Beogradit drejt Bashkimit Europian dhe Perëndimit. Kjo nuk do të thotë shkëputje totale e marrëdhënieve me Rusinë, por të parandalohet shndërrimi e Serbisë në një mashë të Moskës në Ballkan.

As Uashingtoni dhe as Brukseli nuk dëshirojnë ndikim e fortë rus, sidomos në një rajon si ai i Ballkanit, ku Maqedonia, Serbia, Kosova dhe Bosnja vlerësohen nga Shtetet e Bashkuara si “zonat e nxehta”, ku konfliktet mund të shpërthejnë kurdoherë.

Sipas gazetës serbe “Blic”, Vuçiq ka marrë këtë propozim nga ana e zyrtarëve amerikanë gjatë vizitës së tij në Uashington dhe si këmbim premtohet mbështetja politike për integrimin në BE dhe aksesi në fonde e rritja e investimeve amerikane, të drejtpërdrejta dhe tërthorazi.

Për të ritheksuar këtë qëndrim, në korrik parashikohet një vizitë e Victoria Nuland në Beograd për të parë nëse Serbia po lëviz në drejtimin e duhur, sidomos sa u përket marrëdhënieve me Rusinë, forcimin e shtetit ligjore, pavarësinë e institucioneve dhe respektimit të të drejtave të minoriteteve.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: