Idriz Bilalli: Aktet e dhunshme nuk kanë lidhje me islamin

fotoImami i xhamisë së Podujevës, Idriz Bilalli ka thënë se është kundër akteve të tilla të dhunshme që po bëhen në emër të islamit dhe se këto akte nuk kanë të bëjnë asgjë me islamin dhe Kuranin.

“Jemi kundër këtyre akteve të dhunshme e në veçanti që bëhen në emër të islamit e që nuk kanë të bëjnë asgjë me islamin me Kuranin me fenë tonë kështu që ne jemi kundër këtyre veprimeve të dhunshme që bëhen në emër të fesë”, ka thënë Bilalli për Indeksonline.

Ai më pas ka theksuar se nuk përjashtohet mundësia që edhe në Kosovë mund të ndodhin akte të tilla siç ndodhi në Paris të Francës.

“Nuk përjashtohet mundësia, kur nuk përjashtohen edhe vendet që janë më të avancuar në aspektin e sigurisë , te ne është një terren më i përshtatshëm për akte të tilla dhe ne si institucionet fetare por edhe ato shtetërore duhet të jemi më të zhurmshëm në këtë drejtim dhe të merremi më tepër me shkaktarët që qojnë deri tek këto akte të dhunshme”, është shprehur Bilalli.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se institucionet tona duhet të merren më tepër me eliminimin e faktorëve që qojnë deri tek këto akte të tilla të dhunshme.

“Deri më tani nuk janë marrë realisht as Bashkësia Islame e Kosovës e as institucionet tona dhe besoj që duhet të merren më tepër me eliminimin e faktorëve të cilët shtynë që të ndodh diçka e cila i bënë dëmë më së shumti fesë dhe islamit në përgjithësi”, tha Bilalli./

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: