Policia e Kosovës shton masat para ambasadës franceze

f1_10celsat-jpg13340734021-700x408Policia e Kosovës ka shtuar prezencën e zyrtarëve policor para Ambasadës franceze në Prishtinë.

Sulmi terrorist që tronditi mbarë botën një ditë më parë, ka bërë që të shtohen masat e sigurisë edhe përreth ambasadës franceze. Burimet e Gazetës Tribuna brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se kanë ndërmarrë veprime për të rritur edhe më tej sigurinë me selitë diplomatike në vend.

Në kuadër të Policisë së Kosovës vepron edhe njësia e cila bënë sigurinë e diplomacive të huaja dhe në kontakt me ambasadat, varësisht prej situatës ndërmerren edhe masat.

Gazeta ka kontaktuar edhe më zyrtarët për informim në PK, por të njëjtit nuk e kanë mohuar as pohuar shtimin e policisë para ambasadës franceze në Prishtinë.

“Çdo herë Policia e Kosovës bënë vlerësime të situatës së sigurisë, qoftë brenda ashtu edhe jashtë territorit të saj. Dhe varësisht prej vlerësimeve, veprohet”, ka thënë zyrtari për informim në PK, Daut Hoxha.

Masat e sigurisë janë rritur edhe pranë ambasadave të huaja në Shqipëri. Mediat në Shqipëri raportojuni se prej ditës së djeshme është hartuar një plan i detajuar masash, me shërbime të përforcuara 24 orë pa ndërprerje jo vetëm pranë ambasadave por edhe rezidencave të tyre. Vëmendje po i kushtohet edhe rritjes se sigurisë ne qendrën e trajtimit te azilkërkuesve ne Babrru. por aktualisht, nuk ka sinjale apo të dhëna të tjera për veprime me tendenca ekstremiste./Gazeta Tribuna/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: