Çollaku: Këtë vit pritet nënshkrimi i MSA-së
Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu për të diskutuar rreth thellimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.
Me këtë rast, Çollaku kërkoj nga ky OEK angazhim të lartë për të mundësuar marrëveshje të punësimeve sezonale për qytetarët e Kosovës në vendet e ndryshme të Bashkimit Evropian, si dhe rritjen e shkëmbimit tregtar me vendet e BE-së.
Ministri Çollaku ka theksuar se zhvillimi ekonomik dhe avancimi i marrëdhënieve ekonomike me vendet e rajonit dhe të Bashkimin Evropian janë shtylla qendrore në kuadër të procesit të integrimit evropian.
Kryetari i Odës Ekonomike, Gërxhaliu, duke e informuar Ministrin Çollaku për aktivitetet fundit të Odës në kontekst të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian, ofroi përkrahjen e plotë dhe u zotua për bashkëpunim të Odës Ekonomike me Ministrinë në kuadër të procesit të Integrimit Evropian.
Ministri Çollaku mbështeti angazhimin e Odës Ekonomike për integrimin e saj në strukturat simotra të BE-së, dhe njëkohësisht kërkoj nga ky Institucion angazhim të lartë për të mundësuar marrëveshje të punësimeve sezonale për qytetarët e Kosovës në vendet e ndryshme të Bashkimit Evropian, si dhe rritjen e shkëmbimit tregtar me vendet e BE-së, tani që këtë vit pritet nënshkrimi i MSA-së.
Në përfundim të takimit, Ministri Çollaku dhe Gërxhaliu, theksuan se agjenda Evropiane e Kosovës është interes shtetëror, që gëzon përkrahjen e qytetarëve dhe gjithë spektrit politik e ekonomik, rrjedhimisht ka nevojë për shkëmbim dhe kordinim më të madh të përpjekjeve tona të përbashkëta për të avancuar pozicionin e Kosovës në Bruksel.