Mustafa: Kuvendi i LDK-së mbahet në fund të muajit maj
Kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka bërë të ditur se gjatë mbledhje së kryesisë së LDK-së të mbajtur sot kanë shqyrtuar dokumentet për zgjedhjet e ardhshme të kësaj partie.
Mustafa përmes një postimi në Facebook ka theksuar se nesër do të mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
Lexoni postimin e tij:
Anëtarë dhe simpatizantë të nderuar të LDK-Së
Në Kryesinë e LDK-së sot shqyrtuam dokumentet për zgjedhjet e ardhshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nesër do të mbahet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, ku do të diskutohet dhe vendoset për shpalljen e zgjedhjeve, e që pritet të mbahen nga data 10 mars deri më 10 maj në nivel të degëve, kurse në fund të muajit maj, të mbahet Kuvendi i LDK-së, në të cilin do të zgjedhjet Kryetari dhe Këshilli i Përgjithshëm. Me këto zgjedhje, LDK synon të zgjerojë bazën e saj në aspektin moshor, profesional dhe gjinor. Angazhohemi për një proces shumë transparent e të organizuar mirë, i cili do të rezultojë në dobi të anëtarësisë dhe të qytetarëve të Kosovës. Me respekt, IM