Kuvendi ka katër ligje me prioritet

kuvendi-ka-kat-euml-r-ligje-me-prioritet_hdLigji që ndalon pjesëmarrjen e kosovarëve në luftëra jashtë vendit, Projektligji i ndalimit të konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, Projektligji për përgjime elektronike dhe Projektligji për mbikëqyrje elektronike për të liruarit e përkohshëm, do të jenë të parat që Kuvendi do t’i miratojë në fillimin e punës së tij në vitin 2015.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli për këtë pati një takim me presidenten e vendit Atifete Jahjaga, të cilës edhe ia dërgojë ligjin për buxhetin e vitit 2015, për ta dekretuar në mënyrë të përshpejtuar.

E, sa i përket ligjit për themelimin e Gjykatës Speciale, kryeparlamentari Veseli theksoi se ata ende nuk kanë ndonjë njoftim nga Qeveria se kur do të sjellë në Kuvend draftin për ta shqyrtuar dhe miratuar.

Ndërsa, duke komentuar nismën e opozitarëve për të thirrur seancë të jashtëzakonshme për migrimin ilegal dhe pushimin deri më 19 janar, Veseli shtoi se ata janë duke punuar, derisa ende nuk u ka shkuar asnjë kërkesë si kryesi, pasi duhet t’i kenë 40 nënshkrime për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme.

“Ne në fakt jemi në punë, duhet pasur parasysh si Kuvend, çdo ditë jemi në punë, por sido që të jetë dëshirojmë të theksojmë nevojën e respektimit të procedurave, presim një grup parlamentar ka një përpjekje për thirrje të një seance të jashtëzakonshme, por ende nuk kanë arritur të mbledhin nënshkrimet për të proceduar sipas rregullores së Kuvendit”, tha ai.

Kuvendi i Kosovës deri më 19 janar nuk do të fillojë me mbajtjen e seancave plenare, pasi kështu ka vendosur kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, pas mbajtjes së seancës së fundit më 29 dhjetor, kur edhe u miratua projektligji për buxhetin e vitit 2015. /Telegrafi/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: