Leme Xhema ka një “shoqe” në Interpol
Në mesin e 72 kosovarëve që kërkohen nga Interpoli në mbarë botën, dy janë femra.
Deri vonë e vetmja femër kosovare e kërkuar nga rrjeti më i madh ndërkombëtar policor që merret me identifikimin dhe prangosjen e të shumëkërkuarve, të arratisur nga drejtësia, ka qenë ish drejtoresha e Postës dhe Telekomit të Kosovës, Leme Xhema, ndërsa tani ajo ka edhe një “shoqe” në Interpol, raporton Gazeta Tribuna.
Është kjo 47 vjeçarja bionde nga Vushtrria Feride Ramadani e cila kërkohet për veprën penale “tentim kontrabandimi me emigrantë”.
Derisa për Leme Xhemen dihet që është e dënuar nga Gjykata me tri vjet burg për veprën penale të “shpërdorim të detyrës zyrtare dhe nënshkrimit të dëmshëm të kontratës”, për Feride Ramadanin ende nuk ka ndonjë të dhënë./Gazeta Tribuna/