Kalo te lënda

A do ta zgjedhin përsëri kryetar Ramushin, ja çfarë thotë AAK-ja

rhAleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur që edhe disa muaj të mbaj zgjedhje brenda partisë. Këtë e ka konfirmuar për “Zërin”, Avni Arifi, Këshilltar i parë i Ramush Haradinajt.

Sipas tij, në radhë të parë zgjedhjet janë propozim i kryesisë për Këshillin Drejtues.

“Nëse Këshilli pranon, atëherë zgjedhjet fillojnë në pranverë të hershme, së pari në nëndege pastaj degë e tek pastaj në nivel qendror. Pra, në pranverë të vonshme”, ka treguar Arifi.

Përpos kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj ende nuk dihet nëse do të ketë emra të tjerë kundër kandidatë për pozitën e kryetarit të partisë, por që AAK-ja thotë se e përkrahë fuqishëm liderin e tyre.

“Ende nuk dihet, sepse është herët, por një dihet se Ramush Haradinaj ka përkrahje te fuqishme ne strukturën e AAK”, ka thënë ai.

Lini një koment