Pushimi dimëror i Kuvendit, absurd dhe i pamoralshëm

Parlamenti-i-Kosoves-700x450Vetëm edhe shtatë nënshkrime u duhen partive opozitare për ta kthyer Kuvendin në punë me një seancë të jashtëzakonshme, pavarësisht që kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në seancën e fundit vitin që lamë pas vendosi që Kuvendi të shkojë në pushim deri më 19 të këtij muaji.

Por, opozita nuk po e do këtë pushim. Ata duan një seancë të jashtëzakonshme për gjendjen shqetësuese të migrimit masiv ilegal të kosovarëve në Evropë dhe për këtë tashmë i kanë 33 nënshkrime të deputetëve.

Por, jo vetëm opozita është shfaqur kritike.

Shoqëria civile pushimin dimëror të deputetëve po e quan absurd dhe të pamoralshëm.

Artan Muhaxhiri thotë se deputetët e Kuvendit jo vetëm që nuk u treguan të moralshëm duke pranuar t’i marrin pagat 6 muaj për punën që s’e kanë bërë, por po tregohen të pamoralshëm duke pranuar pushimin dimëror, derisa dihet se sa punë emergjente e presin vendin.

As Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike e Politike nuk e ka arsyetuar vendimin për pushimin dimëror të deputetëve.

Ai tha se ky pushim i gjatë jo vetëm që është i dëmshëm për rrjedhën e nevojave që ka Kosova, por edhe për procesin e reformave që e ka vendi në raport me integrimet evropiane.

Rregullorja e punës së Kuvendit e parasheh punën e legjislativit në dy sesione, atë pranveror dhe vjeshtor, transmeton Koha.net.

Me rregullore puna e sesionit pranveror fillon javën e tretë të janarit.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: