Kada- Bujupi: Ndalja e punës së Kuvendit është absurde

bujupi-700x390Shkuarjen në pushime dimërore deri më 20 janar e deputetëve të Kuvendit, opozita e konsideron të dëmshme për Kosovën. Për Grupin Parlamentar të AAK-së ka qenë e papranueshme një vendim i tillë.
Shefja e këtij Grupi, Donika Kada-Bujupi i ka thënë Radio Kosovës se është absurde që në periudhën më sfiduese të vendit deputetët të shkojnë në pushime. Madje, këtë 20 ditësh, ajo e ka quajtur periudhë e adresimit të prioriteteve dhe jo e relaksimit.
“Sot kur jemi në fillim të vitit ka nevojë për një qasje shumë më serioze të të gjitha institucioneve. Pastaj kemi edhe probleme shtesë se kur Kuvendi është në pushim kjo në mënyrë zinxhiror ndikon edhe te Qeveria e cila mbetet pa mbikëqyrje parlamentare dhe në këtë mënyrë vazhdon me komoditet dhe pasivitet rutinën të saj duke munguar që të përgjigjet para deputetëve për prioritetet e saj”.
Kada Bujupi, ka thënë se legjislaturën e re e presin tema të shumta, e një ndër to është edhe emigrimi ilegal, që fatkeqësisht po vazhdon edhe në këto ditë të ftohta. Ndërkohë ka përmendur edhe mungesë e një plani qeverisës që ende nuk është sjellë në Kuvend nga ekzekutivi.
“Po ashtu është edhe mungesa e një plani qeverisës që po vazhdon të mungojë dhe ende nuk është sjellë para legjislativit. Nëse shtyhet seanca për datën 20 janar, ashtu siç ka vendos në mënyrë arbitrare dhe të një anshme kryetari i Kuvendit, atëherë nuk mund të presim që do të ketë rezultate ose dinamika të reja, të cilat aq shumë i duhen vendit. Pra, ne tashmë e kemi humbur fillimin”.
Por, pavarësisht kërkesave të opozitës për anulim të pushimit dhe deputetët të kthehen në Kuvend qysh këtë javë, pozita siç duket, do të jetë në pushim deri më datë 19 janar. Edhe kontakti me shefat e dy grupeve parlamentare të pozitës, PDK e LDK ka qenë i pamundur.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: