‘Miss BumBum’ rrezikoi t’i pritej këmba për të pasmet seksi (Foto)
Një modele, e cila u rendit e dyta në konkursin e famshëm ‘Miss BumBum’ në Brazil ka rrëfyer dëmtimet e tmerrshme që ka pësuar trupi i saj për shkak të ndërhyrjeve plastike për të rimodeluar të pasmet.
Andressa Urach, 27 vjeçe ka kaluar një muaj të tërë në terapi intensive dhe rrezikoi të humbiste këmbën për shkak se mbushjet e silikonit i kishin dëmtuar seriozisht muskujt e këmbëve të saj çka i shkaktoi një infeksion mjaft të rëndë.
Imazhet tregojnë dëmtimet e rënda të pësuara në trupin e 27-vjeçares nga Brazili, vend që ka kaluar SHBA-të, duke u kthyer në kryeqytetin e ndërhyrjeve kozmetike në botë.