Nesër fillon mësimi në shkolla
Nesër (5 janar), sipas një njoftimi të MASHT-it, fillon gjysmëvjetori i dytë në shkolla të mesme e fillore.
Përmes njoftimit, “Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), njofton të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, se gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2014/2015 do të fillojë nesër (e hënë), 5 janar 2014. Mësimi fillon në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar dhe në të gjitha shkollat e Kosovës, sipas kalendarit shkollor”.