Kalo te lënda

Mustafa nuk është personi adekuat për Kryeministër

mustafa-nuk-euml-sht-euml-personi-adekuat-p-euml-r-kryeminist-euml-r_hdLideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se nuk e ka votuar asnjëherë për kryeministër Isa Mustafën. “Nuk mendoj se është adekuat për Kryetar të Qeverisë”, tha ai.

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për “Zëri”, ka folur për proceset dhe situatat politike nëpër të cilat kaloi Kosova këta muajt e fundit.

<!– BEGIN JS TAG – telegrafi.com – telegrafi.com-300×250 – 300×250

Ai ndër tjerash ka komentuar edhe zgjedhjen e Isa Mustafës Kryeministër, duke vlerësuar se ish partneri e tij në Bllok, nuk është njeriu i duhur për ta udhëhequr vendin, prandaj edhe nuk e ka votuar.

“Unë nuk e kam votuar asnjëherë për kryeministër z. Mustafën. E kam vlerësuar si një kryetar partie, koleg”.

“Isa Mustafa ka mundur të kryejë ndonjë punë tjetër, por nuk mendoj se është adekuat për kryetar të Qeverisë”, ka thënë Haradinaj.

Lini një koment