Sipas mediave serbe, spiuni bullgar e kishte informatën për ardhjen e Gavriqit në Kosovë

sipas-mediave-serbe-spiuni-bullgar-e-kishte-informat-euml-n-p-euml-r-ardhjen-e-gavriqit-n-euml-kosov-euml_hdZhelko Todoroviq (42) u arrestua në Beograd, si pjesë e hetimit që thuhet se ndërlidhet me konfiskimit të 13 kilogramëve të eksplozivit para Hotelit Grand në Prishtinë. Sipas ditores serbe Blic, ai është marrë në pyetje nga pjesëtarët e MUP-it dhe të Agjencisë së Sigurisë, pasi gjoja dyshohet se informatën për ardhjen e Slobodan Gavriqit në Kosovë ia kishte dhënë narko-dilerëve, të cilët pastaj kanë lajmëruar organet e Kosovës!

 

Hetimi rreth rastit të Gavriqit, i cili u arrestua javën e kaluar në Kosovë me 13 kilogramë eksplozivë nën dyshimin për sulm terrorist ndaj Katedrales katolike, e ka shpirë policinë serbe te miku i tij më i mirë, Todoroviqi, transmeton Telegrafi.

“Todoroviqi fillimisht ka thirre një narko-diler nga Novi Pazari e pastaj vëllain e tij në Rozhajë. Të dyve ai ju tha se Gavriqi po shkon në Kosovë me 13 kilogramë eksplozivë. Ai u tha se Gavriqi synon të hedh në erë hotelin Grand, por Policia e Kosovës dyshon se donte të sulmonte Katedralen. Todoroviqi të dy trafikantëve u tha se informatën ia dha personi i quajtur Bugari”, thotë bashkëbiseduesi i Blicit, ndërsa Bugari dyshohet se është anëtar i shërbimit sekret bullgar.

Sipas ditores serbe, 48 orë para arrestimit Gavriqi ishte dy herë në Kosovë me urdhër të mikut të tij, Todoroviq.

“Gavriqi me eksplozivin e njëjtë ka shkuar dy herë në Kosovë, ku në Grand ka pritur blerësin që ia ka gjetur Todoroviqi. Të dy herët blerësi nuk u lajmërua e Gavriqi me eksploziv u kthye në Serbi. Herën e tretë Todoroviqi vendosi ta paraqes”, thotë burimi i ditores serbe.

Todoroviç u arrestua pasi thuhet se u zbuluan bisedat e tij me dilerët. Gjatë marrjes në pyetje ka thënë se nuk e di ku e ka marrë Gavriqi eksplozivin, ndërsa shton në këtë punë Gavriqi është futur pasi kishte shumë borxhe.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: