“Panik” në Ferizaj nga gripi i derrit

36Po flitet se në Ferizaj është përhapur gripi i derrave. Për këtë ka reaguar kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, dhe nënkryetari Xhavit Zariqi.
Në një komunikatë nga kjo Komunë, thuhet se pas analizës së gjendjes dhe raportimit të drejtorit të Drejtorisë komunale të Shëndetësisë, drejtorit të Spitalit Rajonal, drejtorit të Institutit Rajonal të Shëndetësisë Publike dhe Drejtorit të Mjekësisë Familjare, pjesëmarrësit e takimit vendosën si masa parandaluese të ndërmerren këto veprime:

T’u sqarohet qytetarëve se gripi i derrit është një sëmundje e ngjashme me gripin e zakonshëm, me të njëjtat simptoma dhe se atakon personat me imunitet të dobësuar, si dhe personat që kanë edhe sëmundje të tjera, ndërsa njerëzit e shëndoshë e kalojnë pa probleme të mëdha, prandaj nuk ka nevojë për kurrfarë paniku.

Të njoftohen qytetarët se nga Komuna e Ferizajt se brenda një jave ka pasur një person të vdekur nga gripi i derrit dhe një person të infektuar, i cili tashmë e ka kaluar sëmundjen pa probleme të mëdha, ndërsa rastet tjera të vdekjeve nga kjo Komunë nuk kanë të bëjnë fare me gripin e derrit. Të gjitha qendrat e mjekësisë familjare t’i raportojnë në baza ditore Institutit Rajonal të Shëndetit Publik për rastet e paraqitura me simptoma gripi; informimi në baza ditore i Institutit Rajonal të Shëndetit Publik për gjendjen rreth gripit në Komunën e Ferizajt dhe Instituti Rajonal i Shëndetit Publik të dërgojë mostrat eventuale të dyshuara si raste më të rënda të gripit në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për analiza laboratorike.

Institucionet komunale dhe ato shëndetësore të Ferizajt u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos përhapin panik të panevojshëm, sepse gjendja me gripin është plotësisht nën kontroll dhe se nuk ka aspak shenja të një epidemie.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: