Pallatet luksoze të politikanëve

pallatet-luksoze-t-euml-politikan-euml-ve_2_hdTë hyrat zyrtare që ata i marrin në emër të pagës për punën që e bëjnë nuk e arsyetojnë pasurinë milionëshe që e kanë krijuar prej kohës kur ushtrojnë pozita

të larta nëpër institucionet e Kosovës. Shtëpitë e tyre luksoze, vilat në Brezovicë, e në disa raste në bregdet ata, politikanët kosovarë, i bëjnë si “sheikë” në një vend ku gati gjysma e popullsisë jeton në varfëri.

Përveç shtëpive ata në oborret e tyre kanë vetura super luksoze, por edhe gjëra tjera të vlefshme, shkruan “Zëri”.

Për ata, profesioni më fitimprurës në Kosovë vlerësohet të jetë politika, ngase shumica prej tyre që drejtojnë vendin nuk kanë pasur mundësi që ta sprovojnë veten në profesionet që ata i kanë.

Shtëpi dhe banesa në kryeqytet dhe në fshatin Brojë posedon edhe ish-kryeministri, Hashim Thaçi, i cili banon tani në njërën nga banesat e tij në lagjen “Kodra e Diellit”, jo larg presidentes Jahjaga. Thaçi ka pasuri të paluajtshme, ka tokë për ndërtim të shtëpisë me sipërfaqe 15.75 arë, në vlerë prej 157 mijë eurosh, shtëpi në ndërtim 700 metra katrorë, në vlerë prej 220 mijë eurosh, tokë bujqësore të trashëguar nga familja 7 hektarë, në vlerë prej 180 mijë eurosh. Thaçi, po ashtu, ka deklaruar një shtëpi me 250 metra katrorë të trashëguar nga familja, në vlerë prej 80 mijë eurosh. Shtëpia në ndërtim prej 700 metra katrorësh gjendet në periferi të kryeqytetit në “Veterrnik”. Këtë ndërtim të kësaj shtëpie Thaçi ka arritur vetëm ta fusë nën kulm. Në krahun e djathtë të kësaj lagjeje, banon edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ai tash e një kohë së bashku me familjen e tij të ngushtë është akomoduar në një shtëpi luksoze në lagjen “Nic”. Ai ka deklaruar se ajo shtëpi është e vëllai të tij dhe ky e ka vetëm në shfrytëzim. Ahmeti ka edhe një banesë në qendër të Prishtinës, si trashëgimi nga babai i tij.

Kryeministri, 610 mijë euro pasuri

Më mirë se presidentja e vendit me patundshmëri qëndron i sapozgjedhuri kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa, i cili banon në një shtëpi me sipërfaqe prej 180 metra katrorësh. Këtë shtëpi kryeministri e ka trashëguar që nga viti 1956, vlera e së cilës sillet rreth 138 mijë euro. Mustafa, po ashtu, ka tokë rreth 3 hektarë të deklaruara në vlerë prej 365 mijë eurosh. Prej kur është zgjedhur kryeministër para shtëpisë së familjes Mustafa, qëndron një makinë e Policisë së Kosovës, e cila bënë roje.

Si pasuri të patundshme Mustafa ka një vlerë prej gjithsej 610 mijë eurosh, për banesën, shtëpinë dhe tokën që ka në pronësi. Kryeministri ka edhe një vilë në fshatin e lindjes, Prapashticë.

Haradinaj, dy shtëpi 570 mijë euro

Në listën e politikanëve më të pasur në vend hyn edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka në pronësi një shtëpi në lagjen “Dragodan”, të Prishtinës, e ku vlera e përcaktuar nga ai është 300 mijë euro, si dhe shtëpinë në fshatin e tij të lindjes në Gllogjan të Deçanit, ku po ashtu vlera e vetëdeklaruar nga ai është 270 mijë euro.

Përpos dy shtëpive luksoze Haradinaj ka në pronësi tokë, si dhe vetura të shtrenjta. Në këtë drejtim keq nuk qëndron as lideri i Nismës, Fatmir Limaj, i cili në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka vetëdeklaruar se ka në pronësi dy banesa në vlere prej 150 mijë eurosh, shtëpi banimi 250 mijë euro, si dhe tokë 500 mijë euro. Po ashtu, Limaj ka edhe pasuri tjetër të lëvizshme.

Ish-kreu i SHIK-ut me banesë në qendër të Prishtinës

Ish-udhëheqësi i Shërbimit Inteligjent të Kosovës (SHIK), Kadri Veseli, tani kryetari i Kuvendit të Kosovës, që nga paslufta ka arritur që të ketë pasuri të paluajtshme 2 banesa, me sipërfaqe prej 321 metër katrorësh, me vlerë prej 222 mijë eurosh.

Njëra banesë e Veselit a sipërfaqe prej 114 metra katrorësh dhe ka çmim prej 97 mijë eurosh, kurse tjetra ka sipërfaqe prej 207 metra katrorësh, çmim prej 125 mijë eurosh. Po ashtu, ish-udhëheqësi i SHIK-ut ka një shtëpi me 350 metra katrorë, të cilën thotë se e ka të trashëguar. Kjo shtëpi është e ndërtuar që nga viti 1967, kurse dy banesat mbas vitit 2000. Njëra në vitin 2001, kurse tjetra në vitin 2009. I pari i legjislativit prejse kur është zgjedhur në këtë pozitë po banon në banesën e tij afër selisë së Partisë Demokratike të Kosovës, në sheshin “Nënë Tereza”.

Presidentja, në banesë 70 metra katrorë

Ndërtesat me ngjyrë të kuqe në lagjen “Kodra e Diellit”, të ndërtuara në vitet e 90-ta, kanë për banore presidenten e vendit, Atifete Jahjaga.

Edhe pse Jahjaga së bashku me bashkëshortin e saj jetojnë në një banesë prej 70 metra katrorësh, në formularët për deklarimin e pasurisë ajo nuk ka shënuar se ka në pronësi shtëpi apo toka.

Banorët e lagjes kanë thënë për gazetën “Zëri”, se banesa ku banon aktualisht presidentja është pronë e babait të saj. Apartamenti, i cili gjendet në katin e dytë të kësaj ndërtese, nuk dallon fare me apartamentet e banorëve të tjerë. Ballkoni i saj ka disa lule, të cilat thuajse janë tharë në tërësi nga pakujdesia apo mosujitja.

Para hyrjes së ndërtesës, po ashtu, qëndron një automjet i Policisë së Kosovës për 24 orë, ku në të bëjnë roje dy policë. /Zëri/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: