Kosovë, 217 mijë qytetarë jetojnë me më pak se një euro në ditë

fotoJJ363GBAEkonomia e vendit në tre vitet e fundit dhe të sivjetshmin, ka pasur rritje jo më të lartë se 2.5 për qind, katër herë më e ulët se për çfarë vendi ynë ka nevojë.

Të gjetura si kjo dhe të tjera mbi ekonominë u shpalosën në tryezën e organizuar të enjten nga Instituti Riinvest.

Drejtori i këtij instituti, Lumir Abdixhiku, ka thënë se vendi ynë po ballafaqohet me shkallë të lartë të papunësisë, gjersa cek se Kosova momentalisht ka 300 mijë punëtorë.

Abdixhiku nga hulumtimet e këtij instituti përmend ndër të tjera se në Kosovë janë 12.1 për qind e popullsisë të cilët jotojnë me më pak se 1 euro në ditë.

“Nga 1.2 milionë forcë punëtore, Kosova ka të punësuar vetëm 300 mijë, ndërsa pjesa e mbetur janë ose të papunë ose joaktivë. Këto norma alarmante të papunësisë prekin sidomos popullsinë e re të Kosovës, të cilët të dekurajuar synojnë vazhdimisht largimin nga vendi”.

“Mbi të gjitha, Kosova ka mbi 12.1 për qind të popullsisë së saj që jeton në varfëri të skajshme me më pak se 1 euro në ditë. Janë plot 217.000 kosovarë që jetojnë sot me më pak se 1 euro në ditë”, ka thënë Abdixhiku.

Sipas tij, stagnimi i ekonomisë së vendit buron nga një nënperformancë e sektorit privat në vend.

Siç ka thënë ai, Kosova ka 120 mijë biznese të regjistruara, por vetëm gjysma e tyre, pra rreth 60 mijë janë aktive.

Pjesa tjetër, me rreth 92 për qind janë mikro-ndërmarrje, kryesisht familjare me një deri në nëntë punëtorë.

Ndërsa shtrirja gjeografike e bizneseve është jashtëzakonisht e pabarabartë, me një koncentrik enorm në regjionin e Prishtinës me rreth 1/3 prej tyre.

Sipas hulumtimit në sektorin privat, paga mesatare është 228 euro.

Ndërkaq, Safet Gerchaliu, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, ka thënë se të thuhet se Kosova do të ketë rritje 2,5 për qind nuk është e drejtë.

Për këtë, thotë ai, duhet të argumentohen indikatorët që bëjnë pjesë në rritje.

“A qenkan investimet e huaja direkte qe janë në rritje, a qenka eksporti apo inkatori i këmbimit tregtar pozitiv, a qenka krijimi i vendeve të reja të punës a politikat institucionale në funksion dhe favor të zhvillimit. Besoj që në këto shtylla është arritur një regres”.

“Kosovës nuk i bëjnë nder statistika transitive, që definohen që jep rezultate të sakta të të dhënave të gabuara. Neve na duhen statistika të të dhënave të sakta, me rezultate të sakta që do të jenë në funksion të përmirësimit të realitetit të krijuar”, ka thënë Gerxhaliu.

Ai konsideron se edhe ngërçi politik po reflekton çdo ditë e më tepër në aktualitetin ekonomik.

Por, brenga më e madhe sipas Gerxhaliut është se çfarë do të ndodhë në vitin 2015 me ekonominë e vendit.

“Ngërçi politik po reflektohet çdo ditë e më tepër në aktualitetin ekonomik. Brenga është ajo se çfarë do të ndodhë në vitin 2015 ku të gjitha këto minuset e këtij viti do të barten në vitin 2015. Nëse të tjerëve ju duhet të ecin në raport me progresin ekonomik, ne na duhet të vrapojmë”.

“Kosova me qëllim apo pa qëllim është duke u shndërruar në shoqëri të varur nga importi. Në shoqëri të gjykuar apo të dënuar për eksport të parasë së gatshme. Dhe, në qoftë se kjo është garancë se do të kemi stabilitet social, fuqizim të sektorit privat dhe atraktivitet për investitorë të huaj, kjo do të jetë sfida me të cilën do të ballafaqohemi”, ka thënë Gerxhaliu.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: