Mustafa, “prezantohet” si kryeministër në Berlin

mustafa-ldquo-prezantohet-rdquo-si-kryeminist-euml-r-n-euml-berlin_hdKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me ftesë nga partia simotër në Gjermani, Unioni Kristian Demokratik (CDU), po qëndron në vizitë disaditore në Berlin të Gjermanisë.

Sipas një komunikate të LDK-së, Mustafa është i shoqëruar edhe nga tre anëtarë tjerë të LDK-së, Teuta Sahatqija, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu.

“Kryetari Mustafa dhe delegacioni i LDK-së, gjatë ditës së sotme ka takuar zyrtarë të lartë partiak, Bertil Wenger, sekretar i Internacional i CDU-së; Frank Priess, nënkryetar i Fondacionit Konrad Adenauer; si dhe Andreas Schockenhoff, nënkryetar i Grupit Parlamentar CDU/CSU. Vizita është shenjë e bashkëpunimit të ngushtë që po ndërton LDK-ja me CDU-në Gjermane, ku kryetari Mustafa bisedoi për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, procesin e themelimit të institucioneve dhe prezantoi platformën qeverisëse”, thuhet në deklaratën e LDK-së.

Mustafa dhe delegacioni i LDK-së, gjatë ditës së nesërme do të zhvillojnë takime tjera me zyrtarë të Kancelarisë Gjermane, ndërsa pas vizitës në Berlin, kreu i LDK-së do të udhëtoj për në Bruksel, ku do të merr pjesë në takimin e anëtarëve të Partive Popullore Evropiane.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: