Kjo është harta e trojeve ilire sipas presidentit Ibrahim Rugova
Harta që valëviti në dronin e lansuar në zemër të Beogradit dhe hartat e Shqipërisë etnike apo Shqipërisë së Madhe nuk janë të vetmet që flasin për synimin e shqiptarëve dje, sot e nesër.
Është një hartë dhe është një personalitet i kombit që mendoi shumë shekuj para se të ndahen trojet Shqiptare në Berlin, Londër e Paris.
Presidenti Ibrahim Rugova e shtriu në kohë (lashtësi) dhe hapësirë (troje ilirike) çështjen shqiptare edhe përtej shekullit 19-të dhe përtej kujrive të Shqipërisë Etnike. Ai inicio botimin e kompletit të veprave “Illyricum Sacrum I-IX)” duke ua rikujtuar edhe shqiptarëve edhe faktorit ndërkombëtarë se shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve e Ilirët janë shtrirë me perandorinë e tyre në trojet ku janë sot shqiptarët, edhe në Dardani.
Presidenti Ibrahim Rugova jo pa qëllim dhe jo pa fakte, por me qëllim të caktuar kombëtar dhe me fakte historike e ideoi Flamurin e Dardanisë dhe stemën (që sot është simbol zyrtar në Presidencë) dhe himnin “Kur ka ra Kushtrimi n’Kosovë!”
Pra ja kjo është harta e trojeve ilire sipas presidentit Ibrahim Rugova!