Myftiu Tërnava shkon në Vatikan

fotoMyftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava udhëtoi sot për në Romë, ku do të marrë pjesë në Forumin e tretë të dialogut ndërfetar Katoliko -Mysliman, i cili do të mbahet në Vatikan nga 11-13 nëntor 2014.

Në këtë forum të dialogut e komunikimit ndërfetar është paraparë që të bashkëbisedojnë 12 personalitete të njohura të dy feve, katolike e myslimane, të cilët për temë bosht kanë vendosur, “Të punojmë së bashku për tu shërbyer të tjerëve”, ku në seanca të ndara do të diskutohen këto çështje :

I. Të punojmë së bashku për t’i shërbyer Rinisë; II. Të punojmë së bashku që t’i shërbejmë rritjes se dialogut ndërfetarë; III. Të punojmë së bashku që t’i shërbejmë shoqërisë.

Takimi i pare i Forumit Katoliko -Mysliman është mbajtur në vitin 2008 në Vatikan, i dyti në Jordani me 2011 në vendin e Pagëzimit, ndërsa ky është takimi i tretë i radhës. Pjesëmarrësit e Forumit do të priten edhe nga Papa Francesku

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: