Adelina Ismaili: 22 vite kam vuajtur nga njerëzit që po vuan edhe Kosova (Video)
Këngëtarja Adelina Ismaili sot ka publikuar edhe videoklipin e saj të ri në bashkëpunim me reperin shqiptar në Amerikë, Kid Gashi.
Ajo në emisionin e Një Kafe me Labin në RTV21 krahas videoklipit të ri ka folur edhe për diçka tjetër.
Ajo e ka pranuar se tash e 22 vite ka hequr nga njerëz të ndryshëm në Kosovë.
“Asnjëherë asgjë të keqe askujt nuk i kam bërë. Unë vetëm kam kënduar. Por që 22 vite asnjëherë problemet nuk më janë ndarë”, ka thënë Ismaili.
Ajo ka thënë se ka vuajtur nga disa persona nga të cilët sipas saj po vuan edhe Kosova sot.
“Gjithsesi do të vij koha shumë shpejt e do të flas për të gjitha këto gjëra”, ka thënë këngëtarja.
Ndërkohë më poshtë mund ta shihni të plotë videoklipin e ri të këngëtares./Zeri/