Rugova beson se Blloku do ta nominojë Isën për kryeministër

rugova-beson-se-blloku-do-ta-nominoj-euml-is-euml-n-p-euml-r-kryeminist-euml-r_hdNënkryetari LDK-së Haki Rugova thotë se kryeministri është çështje e brendshme e tyre dhe do të dalë si rezultat i marrëveshjeve të Bllokut. Thotë se Isa Mustafa do të jetë kandidat i LDK-së për lloku LAN do të ridazojnojë marrëveshjen.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur hapur ambiciet për postin e Kryeministrit, pas dorëzimit të Bllokut për kryeparlamentarin- një vendim që prishi marrëveshjen e 10 qershorit, me të cilën Ramush Haradinaj synonte ta udhëhiqte Qeverinë.

Ndonëse deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar të AAK-së, lidhur me qëndrimin e fundit të LDK-së, Haki Rugova shprehet i bindur se do të ketë një marrëveshje të re brenda partnerëve të koalicionit.

Duke folur për Politiko.net, Rugova thotë se brenda Bllokut ka mirëkuptim dhe ndryshimi i qeverisjes aktuale është i domosdoshëm.

“Ka qenë e domosdoshme një marrëveshje e re në kuadër të Bllokut. Unë kam deklaruar edhe më herët që një marrëveshje mund të prishet me marrëveshje tjetër. Besoj se do të arrijmë marrëveshje brenda Bllokut”, ka thënë Rugova.

“Kjo është një çështje e brendshme e Bllokut dhe unë besoj që brenda Bllokut ka mirëkuptim, ka marrëveshje dhe e mira është e gjithëve që kanë qenë të bindur në qëndrimet paraprake që kanë qenë të vazhdueshme. E qëndrimi esencial është ndryshimi i qeverisjes së tashme dhe mendoj se kjo do të arrihet. Jam i sigurt se do ta rrihet marrëveshja e dytë”, tha ai.

Sipas burimeve të Politiko.net, Ramush Haradinaj njësoj si partnerët tjerë të koalicionit është pajtuar që ta votojë kandidatin e PDK për kryeparlamentar për t’i hapur rrugë formimit të institucioneve tjera. Por, nuk ka dhënë ende një qëndrim se a do të pajtohet për një ndryshim të marrëveshjes fillestare.

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, thotë se çështja e kryeministrit do të diskutohet menjëherë pas konstituimit të Kuvendit dhe do të vendoset se kush do të nominohet për këtë post.

“Natyrisht se ne nuk e kemi përmendur emrin. Tash është një çështje të cilën ne do ta diskutojmë menjëherë pas konstituimit të Kuvendit dhe atëherë do të ulën edhe partia edhe Blloku dhe do të diskutojnë së bashku të merret vendim si të shkohet më tutje dhe të shkojmë me të nominuarin e ri për Kryeministër”.

Kandidati për kryeministër nga LDK, sipas Rugovës, do të jetë Isa Mustafa.

“Është një çështje e jona e brendshme dhe natyrisht do të dalë si rezultat edhe i marrëveshjeve brenda Bllokut dhe unë jam i bindur që pikërisht Isa Mustafa do të jenë kandidati ynë për kryeministër dhe duhet të jetë kandidati ynë për kryeministër”.

Në mungesë të hapësirës ligjore, Blloku LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje pas pesë muajsh vendosën të tërhiqen nga pozicioni për postin e kryeparlamentarit.

Ata do ta votojnë kandidatin e propozuar nga PDK për t’i dhënë fund krizës politike.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: