Protokolli i Ramës mbërrin në Beograd, nuk dihet çfarë Edi Rama do t’u thotë shqiptarëve të Preshevës

temp_Rama_Vucic_469387854Burime diplomatike bëjnë të ditur për median në Shqipëri se në kryeqytetin serb ka mbërritur grupi i protokollit të shtetit shqiptar që është vënë në masa të pazakonta sigurie. 

Siç bën të ditur KosovaPress, qëllimi i mbërritjes të koordinatorëve të protokollit të shtetit, thekson burimi lidhet me dhënien e dorës së fundit përgatitjeve të kësaj vizite delikate, por flitet për një angazhim të forcave të sigurisë serbe të ngjashëm me atë të të vizitës së Presidentit rus Vladimir Putin.

Grupi i protokollit të shtetit ka mbërritur në Beograd paraditen e të premtes në një kohë kur mediat dhe opinioni publik serb janë të përfshirë plotësisht në çfarë pritet të ndodhë të hënën, kur një kryeministër shqiptar do të zbresë në Beograd për herë të parë pas 68 vjetësh.

Sakaq ka të dhëna se Presidenti Nikoliç do të lëvizë jashtë Serbisë atë ditë për të mos i dhënë dorën Edi Ramës, në një kohë kur perceptimi i përgjithshëm është se Edi Rama po e sfidon Serbinë duke mos shprehur asnjë luhatje për ta bërë vizitën. Por pika më e erret vijon të mbetet pjesa që lidhet me vizitën në Presheve dhe se çfarë do të ndodhë atje.

Burimet informojnë se autokolona e vogël shqiptare do të tejzgjatet me mjete policore dhe rruga drejt vendbanimeve shqiptare, do të ruhet nga mijëra trupa përfshire edhe ato ushtarake. Pala shqiptare nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim mbi atë se çfarë Edi Rama do t’u thotë shqiptarëve të Preshevës dhe duket se kjo vazhdon ta mbajë në pikëpyetje konfirmimin nga ana serbe të vizitës së kreut të ekzekutivit shqiptar në krahinën e banuar nga shqiptarët.

Gazeta serbe ‘Kurir’, në një shkrim dedikuar vizitës së Kryeministri Rama në Beograd shkruan për masat e sigurisë duke theksuar se do të angazhohen mijëra forca policie.

“Nuk dihet nëse Rama do të ecë në këmbë në Beograd”, thekson Kurir pasi sipas kësaj gazete duke iu referuar burimeve nga policia atëherë do të duhen masa policore shtesë. /presheva.com/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: