E mposht virusin “vdekjeprurës”

fotoKëngëtarja e njohur, Cher, po shërohet pas një infeksioni serioz viral, sipas revistës, “Closer Weekly”. Thuhet se këngëtarja për një kohë ka

bartur një monitor portativ për zemër, në mënyrë që mjekët të kenë njohuri në rimëkëmbjen e saj. Revista “Closer Weekly” thotë se nga një burim i besueshëm janë informuar se Cher ishte në gjendje shumë të rëndë, pasi vuante nga një infeksion viral dhe për një kohë ka qëndruar e shtrirë në spital.

 

Edhe zëdhënësi i Cher-it konfirmoi se këngëtarja kishte bartur një monitor portativ të zemrës dhe tha se kjo është një pjesë normale e shërimit. Cher është tani në gjendje të mirë dhe vazhdon përgatitjet për turne, i cili u shty për shkak të sëmundjes, shkruan revista e sipërpërmendur. Këngëtarja nëpërmjet “Twitter-it” iu drejtua fansave të saj: “Më vjen shumë keq. Isha e detyruar për të shtyrë shfaqjen, duke ju zhgënjyer juve. Asnjëherë nuk anuloj koncertin vetëm nëse nuk mund të ngrihem nga shtrati. Ky virus është ‘vdekjeprurës’. Nuk jam lajmëruar më herët, sepse më dhembnin sytë”.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: