Thaçi kërcënon me zgjedhje të jashtëzakonshme

fotoZhvillimet e fundit politike tregojnë se jemi në fazën përmbyllëse të tejkalimit të ngërçit politik “të krijuar në mënyrë arbitrare nga veprimet e nxituara dhe antikushtetuese të bllokut opozitar”, ka shkruar kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij, “është momenti të materializojmë vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e lira”.

“Pra, tani ka dy opsione të vetme që duhet marrë në konsideratë seriozisht dhe shpejt. Opsioni i parë dhe më i mirë është që të ulemi bashkë ashtu siç ka kërkuar edhe Presidentja e Kosovës dhe të gjejmë zgjidhjen më të mirë për vendin dhe qytetarët tanë të lodhur nga pritja”, thotë ai.

Sipas tij, “opsioni i dytë është që të ulemi përsëri bashkë dhe të vendosim se kur të caktojmë datën për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme”.

“Zgjidhje të pjesshme dhe të improvizuara nuk do të ketë, sepse Kosova dhe qytetarët tanë duan qeveri legjitime, efikase dhe stabile. Unë rikonfirmoj edhe një herë se të gjitha veprimet e ardhshme të PDK-së si parti fituese, do të jenë në përputhje me ligjin, Kushtetutën dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: