Mustafa: S’ka ndryshim të marrëveshjes, Haliti: Blloku të respektojë kushtetutën

562X315987829_isaIsa Mustafa e Fatmir Limaj kanë përfunduar takimin e përbashkët në një lokal në qendër të Prishtinës, mirëpo, nuk kanë thënë se ishte vetëm takim i zakonshëm. “Nëse partitë e Bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje vendosin ta respektojnë të drejtën kushtetuese të PDK-së, mund të shkohet drejt relaksimit të situatës politike në vend”. Kështu është shprehur anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, i cili këtë e sheh edhe si mundësi për evitimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

I pyetur se a ka ndryshuar marrëveshje, Mustafa është përgjigjur: “Jo”. Ndërsa, Limaj nuk ka dashur t’i përgjigjet deklaratës së ambasadores Amerikane Tracey Ann Jacobson, e cila një ditë më parë foli për liderët e korruptuar të skenës politike të Kosovës, shkruan “Express”.

 

Sidoqoftë, takimi i Mustafës me Limajn vjen në ditën kur është paralajmëruar se mund të ketë ndryshim të marrëveshjes së Bllokut – ku LDK-ja do ta marrë pozitën e kryeministrit.

 

Haliti: Blloku të respektojë të drejtën kushtetuese

 

Nëse partitë e Bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje vendosin ta respektojnë të drejtën kushtetuese të PDK-së, mund të shkohet drejt relaksimit të situatës politike në vend.

Kështu është shprehur anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, i cili këtë e sheh edhe si mundësi për evitimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Megjithëse ka kërkuar që të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për daljen nga ngërçi politik, PDK-ja mund të heq dorë nga kjo kërkesë nëse Blloku vendos që t’i respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti thotë se do duhej të takoheshin përfaqësuesit e partive parlamentare tek presidentja dhe të merren vesh për zhvillimin e procedurave në Kuvend në drejtim të zhbllokimit të situatës.

“Nëse Blloku është i gatshëm që të zbatojë të drejtën kushtetuese që e ka PDK-ja atëherë unë po besoj që do të shkohet drejt asaj që të relaksohet edhe skena politike”, tha Haliti për Radio Kosovën. Në funksion të relaksimit të situatës, sipas Halitit, është edhe mesazhi që e dha një ditë më parë ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.

“Deklarata e zonjës ambasadore ka qenë në përputhje me atë që duhet ta bëjmë ne. mesazhi është i qartë, mesazhi nuk është vetëm i ambasadores, dhe ky mesazh duhet të kuptohet drejt nga të gjitha subjektet politike pa përjashtim dhe duhet të veprojmë”, tha Haliti.

Ndryshe, PDK-ja ditë më parë pas mbledhjes së Këshillit Drejtues doli me kërkesën që të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme, nëse edhe më tutje vazhdon bllokada politike dhe institucionale në vend.

 

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: