Shpend Maxhuni merr pjesë në 100 vjetorin e themelimit të INTERPOL-it

fotoIdeja për themelimin e INTERPOL-it ka lindur në kongresin e Policisë Kriminale Ndërkombëtare në Monako në vitin 1914. Në këtë kongres merrnin pjesë policë dhe përfaqësues ligjorë nga 24 shtete, me idenë që të punojnë në drejtim të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, teknikat e identifikimit, procedurat e arrestimeve dhe ekstradimeve, si dhe regjistrat e centralizuar.

Viti 2014 shënon 100 vjetorin e themelimit të INTERPOL-it dhe në konferencën e 83-të të Asamblesë së Përgjithshme të saj që është duke u zhvilluar në Monako (3-7 nëntor), është duke marrë pjesë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

Gjatë kësaj kohe drejtori i përgjithshëm ka realizuar disa takime të rëndësishme me pjesëmarrës të kësaj konference nga shtete të ndryshme të botës dhe janë diskutuar tema të ndryshme që ndërlidhen me sigurinë dhe nevojën e avancimit të bashkëpunimit policor.

Kjo konferencë shërben si forum për më shumë se 1000 delegatë nga 166 shtete, për të diskutuar pikat kyçe, si: forcimi i institucioneve për zbatimin e ligjit dhe ngritjen e bashkëpunimit në mes të Policisë, sektorit publik dhe atij privat.

Kosova vazhdon përpjekjet e saja për anëtarësim në këtë institucion, ndërsa bashkëpunimi jonë me INTERPOL-in që nga viti 2002 bëhet duke u bazuar në një marrëveshje që ishte nënshkruar në atë kohë në mes të UNMIK-ut dhe INTERPOL-it. Kosova në ndërkohë vazhdon t’i plotësojë kushtet teknike dhe ligjore për anëtarësim në këtë organizatë, derisa është në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e tjera, si MPB-në dhe MPJ-në.

Ndërsa 40% e komunikimit me shtetet e tjera zhvillohet nëpërmes kanaleve të INTERPOL-it, Kosova tashmë ka themeluar Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar, nëpërmes të cilës bëhet komunikimi me shtetet e tjera, ka tre ndërlidhës policorë të akredituar në Austri, Francë dhe Turqi, ndërsa jemi në pritje të akreditimit edhe të dy të tjerëve në Gjermani dhe Belgjikë.

Kosova mund të konsiderohet si prodhues i sigurisë në rajon dhe më gjerë e jo më konsumues i saj.

Kjo është hera e parë që Policia e Kosovës merr pjesë në një konferencë të këtij niveli.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: