Në ferr të drogës dhe prostitucionit! (Video)

n-euml-ferr-t-euml-drog-euml-s-dhe-prostitucionit-video_hdValin (27), Amanda (25) dhe Tiffany (22) ishin nxënëse të shkëlqyera – fëmijë për shembull. Por, gjatë viteve u bënë të varura nga droga.

“Kur zgjohemi në mëngjes, gjëja e parë që na shkon ndërmend është se si të drogohemi. Në një moment, ne kemi kuptuar se secila prej nesh përdor drogë dhe vendosëm që të gjitha së bashku mund ta bëjmë këtë”, pohuan motrat publikisht.

Videoja shfaq tri vajzat të cilat shkojnë me automobil që të takojnë tregtarin e drogës. Me drogën në dorë, që të tri vajzat nxitojnë për në shtëpi që të marrin dozën e tyre të mëngjesit. Valin nuk mund të priste, ndaj filloi të konsumojë heroinën në automobil. Tiffany, e cila kohët e fundit doli nga burgu, pasi që për herë të katërt u arrestua për konsumin të drogës, tha se i ndjen vetëm këmbët, pasi venat e duarve u janë shkatërruar.

“Nuk mund t’i shikoj vajzat e mia. Më neveritin dhe më turpërojnë!”, tha nëna e tyre, që gjithashtu kishte probleme me përdorimin e kokainës gjatë ditëve të saja rinore.

Madje, motrat kanë filluar të merren me prostitucion dhe të takohen me meshkujt shumë më të vjetër se ato, në mënyrë që të sigurojnë sasi të mjaftueshme të drogës.

Telegrafi ka shkruar edhe dje për këtë histori, nga e cila secili mund të marrë mësim.

Motrave megjithatë kanë një shans të ri, pasi emisioni ku ishin të pranishme u ofroi rehabilitim nga varësia e drogës, me kusht që ato të vendosen në tri klinika të ndryshme e mos të kenë kontakt mes veti.

Llogaritet se ato kanë marrë heroinë rreth 36500 herë. /Telegrafi/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: