Beqaj: Mesazhi i Jacobson vjen nga frika për protesta të dhunshme

beqaj-mesazhi-i-jacobson-vjen-nga-frika-pr-protesta-t-dhunshme_aPorosia e ambasadores amerikane për liderët e partive politike në Kosovë, ka qenë mjaft e qartë. Kështu thotë analisti politik, Behlul Beqaj. Sipas tij,ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë sërish për ta zgjidhur situatën, nëse dëshirojnë ta shpëtojnë Kosovën.

Sipas Behlul Beqajt, frika nga protestat e që eventualisht mund të kishin qenë të dhunshme ose mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme që do t’i acaronin edhe më shumë liderët e partive ndërmjet vete, ka shtyrë Ambasadën amerikane që të çoj mesazhe të tilla për liderët partiakë.

Ai tha për Radio Dukagjinin se liderët e partive nuk mund të gjejnë zgjidhje, meqë të dyja palët janë barrikaduara.

“Nuk zgjidhet kriza duke u barrikaduar. Porosia është e qartë, pushteti nuk është mburojë për ju që jeni në pushtet e as për ju që nuk jeni në pushtet. Ju jeni servis i qytetarëve“, ka thënë Beqaj.

Beqaj shtoi se politikanët e vendit ende nuk janë pjekur. Sipas tij është momenti i fundit që ndërkombëtarët të ndërhyjnë për të tejkaluar ngërçin nëse dëshirojnë që Kosova të shpëtohet.

“Këta politikanë sa janë produkt i popullit ku ekziston një përgjegjësi e secilit prej nesh deshëm apo nuk deshëm të pranojmë. Jemi pjesë e përgjegjësisë në të cilën kanë kontribuar edhe ndërkombëtarët. Andaj është momenti që ata, nëse për asgjë tjetër, për shkak të konceptit të tyre për demokracinë duhet intervenuar për ta shpëtuar Kosovën nëse nuk dëshirojnë të shkojnë drejt shtetit të dështuar“, konsideron Beqaj.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: