Arrestohen dy persona të shpallur në kërkim
Njësitet patrulluese të Policisë së Kosovës në Gjilan në dy raste të veçanta kanë arrestuar dy persona të kërkuar nga Gjykata Themelore e kësaj komune.
Në rastin e parë nga patrulla policore është arrestuar personi shqiptar shtetas i Kosovës për të cilën ishin lëshuar katër urdhëresa nga Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti.
I dënuari dërgohet në vuajtjen e dënimit në burgun e Smrekovnicës për mbajtje të dënimit prej 55 ditëve.
Ndërsa në rastin e dytë njësiti policor i ekipit reagues të stacionit policor në Gjilan, sipas aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjilan, ka dërguar në burgun e Dubravës një person të dënuar paraprakisht nga gjykata, pasi ai duhet të vuajë masën e dënimit me burg prej 7 muajsh./